Armiqtë e vërtetë të Sali Berishës
Tani nuk është më problem Berisha. Ai prej kohësh jeton në realitete paralele, ndërsa prej dy vitesh është kapur me thonj për të shpëtuar veten dhe të afërmit e tij.Në aspektin njerëzor, kjo është normale, sepse të gjithë kanë të drejtë të mbrohem sipas mënyrave të tyre.
Mbrojta e Berishës ka qenë pikërisht bunkerizimi i PD-së dhe përdorja e njerëzve si mburojë.
Berisha është në apolitikë, sepse i ka mbaruar rruga, jo thjesht koha.
Ata që vijojnë ta ndjekin janë jo vetëm të pandershëm dhe të pamoralshëm, por, mbi të gjitha, ata janë armiqtë e vërtetë të Sali Berishës, sepse kanë dashur të përfitojnë nl mënyrë hileqare nga rënia e tij.
Ata që i kanë qënduar përballë kanë qenë shumë herë më të ndershëm, madje prej dy vitesh edhe e kanë “ndihmuar” duke i thënë se rruga e tij është një marrëzi drejt askundit dhe drejt vetasgjësimit politik.
Ata që vijojnë ta ndjekin i ngjajnë sorrave që duan të shqyejnë një kadavër të mbaruar politike.
Ata që i kanë qëndruar përballë, nuk kanë asnjë detyrim moral dhe politik ndaj Sali Berishës, sepse t’i thuash të vërtetën liderit apo udhëheqësit është akt i guximshëm, ndërsa t’i lëpihesh dhe t’i shkosh nga prapa drejt shkatërrimit të pakthim, me shpresë se do të fitojnë pas rënies së tij, është poshtërsi dhe amoralitet i madh.
Fytyrat e mbështetësve të Sali Berishës në mbledhjen e sotme të atij që ai e quan Këshill Kombëtar i Rithemelimit flasin më shumë se gjithçka.
Pavarësisht se ata e kuptojnë situatën në të cilën ndodhen, vijojnë drejt marrëzisë dhe drejt fundit.
Askush prej tyre nuk ka guxim të çohet dhe t’i thotë Sali Berishës: Koha jote mbaroi, ik në shtëpi, përballu vetë dhe na çliro nga pesha jote e mëkatit.
Ata vijojnë të sillen poshtërsisht, duke e dëshiruar rënien e tij, por duke mos pasur kurajo t’ia thonë Berishës në sy. Si të tillë, ata janë armiqtë e vërtetë të Sali Berishës.