☁️
Tiranë 14°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 100.19 ▼1.17%
ARI 4,749 ▲1.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,544 ▲ +3.11% ETH $2,134 ▲ +5.28% XRP $1.3522 ▲ +3.16% SOL $83.4900 ▲ +2.04%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 100.19 ▼1.17 % ARI 4,749 ▲1.5 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 100.19 ▼1.17 % ARI 4,749 ▲1.5 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kronika

Arrestimi i Gjikës, i vendoset shiriti pallatit 11 katësh në Vlorë

Në zbatim të urdhërit të lëshuar nga prokuroria e rrethit, mesditën e sotme është bërë sekuestrimi fizik i pallatit 11-katësh në qendër të Vlorës, akuza për falsifikimin e katër dokumenteve për ndërtimin e të cilit, vuri në pranga kreun e Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika.

Pallati 11-katesh, sekuestruar sot ne mesdite

Oficerë të policisë kanë ekzekutuar sot vendimin, duke vendosur shitirat e verdhë rreth ndërtesës. Në fakt, mësohet se sekuestrimi është bërë pjesërisht, pasi nuk është bllokuar aktiviteti në katin e parë të ndërtesës, të cilët funksionojnë përgjithësisht si ambiente për biznes.

Kreu i bashkise se Vlores, Shpetim Gjika u ndalua pasditen e se premtes, pas nje urdhe ndalimi firmosur nga prokurori Ramadan Troci, prokurori qe arrestoi edhe ish guvernatorin e BSH-se, Ardian Fullani.

Akuza është ajo e shperdorimit te detyres dhe falsifikimit te dokumenteve, per pallatin 11 katësh që po ndërtohet në zonën e Vlorës. Bashke me Gjiken u arrestua edhe shefja e zyres se Urbanistikes, ne Bashki dhe biznesmeni i ndertimit, Artur Haxhi.

Shpëtim Gjika akuzohet se ka lëshuar dokumenta me përmbajtje të falsifikuara. Një tjetër akuzë nga prokuroria është se gjatë hetimeve paraprake, prokuroria ka kërkuar në mënyrë të përsëritur që të sekuestrohet në Bashkinë Vlorë protokolli i mbledhjeve të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, për mbledhjet e zhvilluara në vitin 2011.

Ndërsa thuhet se sga ana e Kryetarit të Bashkisë Vlorë si dhe Drejtores së Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit në Bashkinë Vlorë, protokolli i mbledhjeve në mënyrë të përsëritur është refuzuar që të vihet në dispozicion të grupit hetimor të kryesuar nga Prokurori.

Gjika aktualisht eshte lene i lire, me mase sigurie ‘detyrim paraqitje’ per shkak te gjendjes shendetesore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.