Europa

Arrestohen tre gazetarë të Al-Jazeera-s për fluturimin e një droni mbi Paris

Tre gazetarë të kanalit televiziv Al-Jazeera u arrestuan pasi kishin hedhur një dron sot pasdite në një park në Paris, njoftojnë burime të afërta me hetimin.

droni”I pari drejtonte dronin, i dyti e filmonte, ndërsa i treti shikonte”, njoftoi një burim.

Gazetarët janë ndaluar në pyllin e Bulonjës, në perëndim të Parisit.

Sipas njërit prej burimeve, “nuk ekziston për momentin asnjë lidhje mes këtyre arrestimeve dhe fluturimit të dronëve mbrëmjeve në Paris që i shqetëson autoritetet”.

Fluturime dronësh u panë sërish gjatë natës së djeshme rreth orës 22:22 dhe 01:00 GMT në Paris.

Këta dronë, numri i të cilëve nuk dihet, janë parë nga dëshmitarë dhe policë, veçanërisht në sheshin ”Concorde”, në afërsi të së cilit ndodhet ambasada amerikane.

Këto mjete të vogla fluturuese të telekomanduara u panë gjithashtu përgjatë lumit të Senës, në afërsi të ”Invalides”, kullës Eiffel dhe në disa vende të tjera duke përfshirë Saint-Cloud (jugperëndim) dhe Clignancourt (veri).

Këto zona të fluturimit korrespondojnë përgjithësisht me ato të një nate më parë kur pesë dronë ishin parë mbi Paris.

Drejtësia hapi dje një hetim për ”fluturim të avionëve pa pilot në zona të ndaluara”.

Një muaj më parë, më 20 janar, Elyse-ja, selia e presidencës franceze, ishte skenë e një fluturimi droni, por asnjëherë nuk ishin parë kaq shumë dronë në një natë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button