Kronika
Arrestohet Ilir Meta
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është arrestuar pak çaste më parë pranë Casa Italias, te mbikalimi i Kamzës.
Kreu i Partisë së Lirisë ka qenë duke udhëtuar me makinë teksa është ndaluar dhe rrethuar nga agjentët e BKH-së, ku në vendngjarje ka patur dhe forca policie.
Meta është arrestuar vetëm pak minuta para se të dilte në konferencën për shtyp, të cilën e kishte paralajmëruar në orën 13:40.
Arrestimi është kryer me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për një sërë hetimesh që janë kryer ndaj ish-Presidentit.