Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,682 ▼ -0.13% ETH $1,996 ▼ -1.36% XRP $1.3295 ▼ -1.33% SOL $82.1700 ▼ -1.11%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

ARRSH: Rruga e re drejt Aeroportit, gati në mes të korrikut

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka prezantuar një zgjidhje të re për problematikën në rrugën e Rinasit që të çon drejt Aeroportit. Kreu i ARRSH, Evis Berberi, bëri të ditur se rruga e re do të jetë gati në mes të korrikut.

“Kemi fluksin e trafikut, i cili vjen nga kthesa e Kasharit, e cila vjen drejt deri në korsinë e daljes, e cila është 200 metra e gjatë dhe me një gjerësi 5 metra, pra me një korsi, bashkohet me rrugën ekzistuese e cila të nxjerrë në kullën e Albcontrol-it, dhe vazhdon fluksin e lëvizjes me një drejtim.

Ndërsa pjesa tjetër, e cila nuk do të aksesojë aeroportin, por do të shkojë drejt veriut ose zonës së Ahmetaqit mund të vazhdojë lirshëm në këtë korsi, dhe të dalë në rrethrrotullimin e Ahmetaqit, dhe të vazhdoj rrugën, por edhe që në atë krah mund të aksesohet aeroporti.

Kushdo që vjen nga rruga e re që do të ndërtohet, do të vijë në daljen afër kullës së Albcontrol-it, do të marrë djathtas, do të bëjë një kthesë për të dalë përpara parkingut të aeroportit”, sqaroi kreu i ARRSH.

Për sa kohë do ndërtohet kjo rrugë?

Një ditë më parë është hapur një procedurë emergjence, pra është nisur puna në këshillin teknik.

“Kemi nisur procedurën në këshillin teknik për të miratuar zgjidhjen e re të Aeroportit. Siç e kemi deklaruar në fillim procedurat dhe në fillim të muajit korrik ne kemi të përfunduar aksesin e ri nga kthesa e Kasharit në Ahmetaq dhe drejt Aeroportit. Pra për një periudhë dymujore ne kemi përfunduar të gjithë procedurën dhe në mesin e muajit korrik ne do të kemi gati rrugën e re”.

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, u bëri thirrje qytetarëve që i drejtohen veriut të përdorin rrugët alternative.

“Kjo rrugë është ndërtuar për aksesin në rrugën e Rinasit dhe është shfrytëzuar edhe nga banorët e zonës. Ata që drejtohen veriut iu bëj thirrje të përdorin rrugët alternative. Për t’u lidhur me Rrugën e Kombit apo për t’u lidhur me autostradën që shkon në drejtim të Shkodrës ka dy aksese të tjera, është ai i kthesës së Kamzës dhe ai i Vorës.

Ju lutem mos e frekuentoni Rrugën e Rinasit e cila sot kthehet me dy sense lëvizjeje. Kështu kjo rrugë do jetë më e lirë derisa të ndërtojmë rrugën që u prezantua nga drejtori i ARRSH, që drejton një pjesë të trafikut në veri dhe një pjesë direkt në Aeroportin e Rinasit që do të parkohen në parkingjet që janë apo që do të ndërtohen në të ardhmen nga koncesionari me urgjencën që ne kemi kërkuar”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.