☁️
Tiranë 10°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 102.98 ▲1.58%
ARI 4,700 ▲0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,187 ▲ +0.63% ETH $2,108 ▲ +1.9% XRP $1.3434 ▲ +1.47% SOL $83.4300 ▼ -0.31%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.98 ▲1.58 % ARI 4,700 ▲0.46 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.98 ▲1.58 % ARI 4,700 ▲0.46 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kosova

Arsim Bajrami, kandidat i PDK-së për kryeparlamentar!

arsim-bajrami-kandidat-i-pdk-s-euml-p-euml-r-kryeparlamentar_hdPartia Demokratike e Kosovës do të kandidoj profesorin Arsim Bajrami për kryetar të Kuvendit të Kosovës, në vazhdimin e seancës konstituive që mbahet këtë të premte më 12 shtator.

“Kandidati më i mundshëm është nënkryetari i partisë, Arsim Bajrami. Ai shihet si njeriu i cili mund të ketë përkrahjen edhe të deputetëve të partive të tjera politike, andaj PDK do ta kandidoj”, ka thënë burimi i gazetës KosovaSot.

Zyrtarë të lartë të PDK-së disa herë janë shprehur të bindur se do të arrijnë të zgjedhin kryekuvendarin, duke thënë se në seancën e 12 shtatorit do të kenë përkrahjen edhe të deputetëve të partive tjera.

Mirëpo, blloku LDK, AAK, NISMA të cilët do të kandidojnë sërish Isa Mustafën për kryetar të Kuvendit kanë deklaruar se deputetët e tyre nuk do të përkrahin asnjë kandidat të PDK-së.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese e ka quajtur të jashtëligjshme zgjedhjen e Mustafës në krye të Kuvendit, duke theksuar se Grupi më i madh parlamentar i takon PDK-së dhe vetëm kësaj partie i takon pozita e të parit të legjislativit.

Ndryshe, në seancën e kaluar PDK kishte propozuar për kryekuvendar, ish kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.