Politika

Arvizu: Çfarë i shkruajta para disa javëve Ambasadores Yuri Kim

Ish-Ambasadori Amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu në një intervistë në emisionin “Opinion”, ka thënë ndër të tjera se i mungon Shqipëria, ndërsa tregoi edhe një episod të komunikimit të tij, me Ambasadoren aktuale në SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

A i keni ndjekur lajmet ose eventet në Shqipëri gjate këtyre muajve?

Arvizu: Po i kam ndjekur dhe lermë të të them, që ndihem shumë keq për Shqiperinë sepse vitin e kaluar ishin dy tërmetet apo jo? Apo ishte herët këtë vit se mbaj mend. Ishin dy tërmete të cilat ishin shume shkatërruese për Shqipërine dhe shumë njerëz akoma s’janë rikuperuar nga kjo. Dhe pastaj të ketë dhe këtë situatë tani, më korrigjo nëse jam gabim, por me cfarë kuptoj unë Shqipëria është nën një lloj izolimi, njerëzit nuk mund të udhëtojnë në Itali psh.

Është një izolim vërtetë i fortë në fakt në Shqipëri?

Arvizu: Po kështu degjova, por kjo është një gjë e mirë krahasuar me vende si Italia, Spanja, Franca apo Mbretëria e Bashkuar. Po, duket sikur në Shqipëri deri tani është në mënyrë të arsyeshme e kontrolluar. Njerëzit po observojnë izolimin ose karantinën, sido që doni ta quani, është shumë e parehatshme, shumë depresive. Kupton, shumë stresuese, dhe duket sikur Shqipëria po e trajton mirë deri tani.

Ambasador a ka dicka që vërtet ju mungon nga Shqipëria?

Epo sic e di Blendi më mungon shumë, kam qënë në kontakt me ambasadoren Kim. Kemi folur në telefon para disa muajve dhe thjesht disa mesazhe. I shkruajta para disa disa javëve dhe i thashë se më vjen shumë keq për të sepse moti po bëhet më i mire në Shqiperi dhe është koha e përkryer për të udhëtuar dhe për të parë vendin. Dhe ajo tha që po vuan sepse as ajo nuk mund të shkoje në asnjë vend por ajo e dashuron deri tani. Ajo ka nje personalitet shumë të madh per Shqiperinë. Ajo është shumë e dalë dhe mendoj që shqiptarëvë i pëlqen ky personalitet i ambasadorëve amerikanë, por përsa i përket pyetjes patjetër që më mungon shumë, më mungojnë të dalurat. Unë do të isha i mjerë në Shqiperi tani sepse kjo është e bukura për Shqipërinë. Ti del jashtë për të takuar njerëzit, ose për kafe, për drekë, dhe tani nuk mundesh, kështu që kjo është e tmerrshme.

Tani është një Shqipëri krejt tjetër, nga ajo që mbani mend ju. Plazhet janë bosh, nuk ka restorante, nuk ka bare, edhe njerëz ska në rrugë, gjë e cila është e pazakontë për shtetet mesdhetare në përgjithësi.

Arvizu: Po është shumë shokuese, dhe shumë depresionuese. Mendoj se të gjithë jemi disi të depresionuar. Duket sikur disa shtete po mendojnë që të hapen pak, duke përfshirë këtu dhe SHBA-në. Unë thjesht shpresoj që njerëzit do t’i dëgjojnë ekspertët dhe t’i hapin, nëse i hapin, në një mënyrë të përgjegjshme.

Ambasador ju i njihni shumë mirë politikat e huaja, por në këtë moment ka shumë komente që thonë se SHBA po fokusohet vetëm në problemin e brendshëm dhe jo në problemet globale. Le të themi psh. Pandemia e koronavirusit. SHBA-të ishin të fokusuar në problemet e tyre, ata nuk e ndihmuan shumë Italinë ose shtetet e tjera evropiane. A mendoni ju se SHBA-të nuk janë të fokusuar shumë në problemet në Ballkan, vecanërisht në Shqipëri?

Arvizu: Po mendoj se kjo është e vërtetë Blendi. Pra disa pika: 1.Mendoj në fakt besoj, ndoshta në departamentin e shtetit jo të gjithë diplomatët profesionalë do të binin dakord me mua por mendoj se gjatë viteve SHBA-ja ka qenë shumë e përfshirë me shtetet jashtë. Kështu që nuk mendoj se është dicka e keqe të marrim mbrapsht pakëz, por gjithsesi SHBA, dua të besoj që është një shtet vërtet special dhe në mënyra, e cila jep një lidership të mirë, qoftë me NATON ose me UN, dhe ajo pjesë mungon tani. Në kriza si keto, qartazi lidershipi ynë duhet të kujdeset për amerikanët por SHBA është ndryshe nga shtetet e tjera, pra kjo po mungon dhe mendoj që kjo nuk është një gjë e mirë. Përsa i përket Ballkanit, qoftë krizë, apo jo, ai element ka munguar. Jam përpjekur të ndjek. Është pak e vështirë ta ndjekësh cdo ditë, por me situatën e Shqipërisë, jam i lumtur qe Shqipëria më në fund mori jo statusin por marrëveshjen për të hapur negociatat me BE-në, bashkë me Maqedoninë e Veriut. Mendoj se ky është një zhvillim i mirë. Jam përpjekur të ndjek këtë problem, për rregullimin e kufirit midis Kosovës dhe Serbisë, e di që Shqipëria nuk është drejtpërsëdrejti e përfshirë me këtë, por ka shumë komente në SHBA për atë propozim. Shumë nga komentet nuk janë të mira, janë negative, kështu që, por po unë jam dakord. Ballkanasit duhet… këtu në këtë shtet, në Bruksel duhet të jenë të vëmendshëm për cfarë po ndodh dhe mendoj se pak nga ai interes, nuk është aty tani.

Si ka mundësi ambasador, Shtetet e Bashkuara shteti me i madh në botë nuk kishte mundësinë ta përballonte mirë këtë pandemi?

Arvizu: Emm… Epo do mundohem ta kthej përgjigjen time të shkurtër…kur ke një krizë si kjo, aty do të ketë shumë pasiguri edhe me sëmundjet, qoftë ebola apo Influenza do të ketë opinione te ndryshme sesi do i pergjigjemi. Mendoj se vecanërisht në këtë çështje Kina ka disa përgjegjësi shume madhore, nuk ishin transparentë në fillim kështu që ne humbëm kohë. Duke marrë parasysh këtë, këtu në Shtetet e Bashkuara ne qartazi nuk ishim të përgatitur. Mendoj se një pjesë e kësaj është sepse njerëzit u treguan të vetëkënaqur. CDC-ja ka nje reputacion të shkëlqyer, dhe ka disa njerëz të shkëlqyer me të cilet kam punuar gjatë viteve, por përgjigja e tyre fillestare nuk ishte e mire .Unë…Unë nuk e di ekzaktësisht pse, mendoj se disa nga ata ishin të vetëdijshëm, por ndoshta Lidershipi i Lartë nuk ishte përgjegjës dhe fatkeqësisht Lidershipi yne Politik, duke u munduar ta rrotullojnë historinë në njëfare mënyre, ata nuk ishin gati dhe ne humbëm një kohë shumë të cmuar.

Ata reaguan vonë, mendoni ju?

Arvizu: Oh, Shumë vonë. Mendoj se bazuar në ç’kam lexuar dhe kam lexuar shumë, kishte disa njerëz, specialistët e shëndetit, diplomatët në Kinë, specialistët e Inteligjencës. Shumë njerëz e dinin që ky ishte një problem i madh, kupton. Në Janar, fillim Shkurti ata e dinin dhe ata po mundoheshin…Kupton në një burokraci ti e shtyn informacionin sipër por në një pikë, në një nivel të lartë, dikush duhet të shkojë brenda, qoftë presidenti, zv.presidenti, sekretari. Dikush duhet të thotë që ky është një problem i madh dhe për cfarëdo lloj arsye, në nivelin e lartë, askush nuk bëri asgje dhe ne humbëm një kohë vertetë të madhe dhe të çmuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button