🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,647 ▲ +0.38% ETH $2,157 ▲ +0.84% XRP $1.4422 ▼ -0.15% SOL $89.9700 ▲ +1.03%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Asambleja e AMAN, Ekonomi: Domosdoshmëri, një fushatë mediatike miqësore për turizmin

Ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi, theksoi të martën domosdoshmërinë e ndjekjes së një fushate mediatike miqësore për një informacion më të plotë për turizmin. Ajo kërkoi që kjo të shndërrohet në një nga objektivat dhe misionet kryesore të mediave.

E pranishme në Asamblenë e 25-të të Agjencive të Lajmeve të vendeve të Detit Mesdhe (AMAN), ministrja Ekonomi tha se “turizmi konsiderohet një nga shtytësit kryesorë të rritjes ekonomike”.

Ajo u ndal te roli që ka media në zhvillimin e kësaj industrie të rëndësishme.

“Media së fundmi po merret jo vetëm me informacionin nga fusha ekonomike, politike sociale po ka marrë edhe një rol të rëndësishëm për sa i takon informimit me atraksionin kulturor e turistik”, u shpreh Ekonomi.

ekonomi 1Duke shprehur kënaqësinë për praninë në këtë Asamble, Ekonomi theksoi se “jam shumë e lumtur që marr pjesë në këtë takim të 25 agjencive të Mesdheut”.
Ministrja ndau me të pranishmit disa qëndrime që lidhen me atë se si e konsideron Shqipëria sektorin e turizmit.
“Shqipëria po del nga përpjekjet e veta të rritjes ekonomike që vinin të vështira përkarshi krizës globale dhe në këtë përpjekje për të rimëkëmbur vendin dhe për të bërë një reformë strukturore të drejtë, sektori i industrisë së turizmit merr një peshë specifike ndaj është konsideruar një nga shtysit kryesore të rritjes ekonomike dhe që sektori i turizmit të marrë peshë jo vetëm në kontributin në GDP-së, por edhe të marë një peshë për sa i takon nxitjes së konkurueshmërisë dhe për sa i takon rritjes së investimeve në ktë sektor padyshim rol merr edhe media”, deklaroi Ekonomi.
Ministrja vlerësoi lart edhe rolin e Agjencive të lajmeve jo vetëm në zhvillimet sociale e politike të vendeve, por edhe në zhvillimet ekonomike. “Roli i Agjencive në gjithë këto vite i ka dhënë dritë dilemave që kanë kaluar vendet në një moment kur krizat kanë trokitur në derë”, tha Ekonomi.
“Kur flasim për atraksionet, padyshim na vjen ndër mend edhe trashëgimia kulturore ose monumentet e arkeologjisë. Monumentet e trashëgimisë janë pjesë që nuk kanë zë, por tregojnë për qytetërmin që ka zënë vend në këtë territor prej shumë kohësh”, tha Ekonomi.
Zëri i tyre, shtoi ajo, jepet përmes medias, prandaj unë besoj se kur ne flasim për atraksionet kulturore sociale, që i shërbejnë turizmit, roli që merr media është i padiskutuar dhe secili prej tyre luan një rol që herë pas here bëhet prioritar./a. gjonaj

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.