☁️
Tiranë 16°C · Vranët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,728 ▲ +0.48% ETH $2,158 ▲ +0.72% XRP $1.4449 ▲ +0.14% SOL $90.2000 ▲ +1.11%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Politika

Asambleja e PS-së më 9 mars, diskutohet projekti për ndryshimin e statutit

Një burim nga PS i tha Top-Channel se është duke u planifikuar dita e Mërkur 9 Mars për të mbledhur Asamblenë Kombëtare të kësaj force politike.

10 ditë përpara kongresit Asambleja pritet të marrë disa vendime të rëndësishme ku më kryesori pranimi i draftit për ndryshimet staturore hartuar nga grupi i punës. Ndryshimet statutore sipas modelit të laburistëve britanik, më pas do ti kalohen kongresit për votim. Po ashtu asambleja do të vendosë edhe për axhendën e kongresit.

Antarësia socialiste e Vlorës është thirur në votim për të zgjedhur 44 delagët 22 femra po aq meshkuj, që do ta marrin pjese në kongresine PS më 19 Mars. Procesin e votimit e ndoqi kryeminstri Edi Rama.

“Partia Socialiste në këtë proces, në afro dy muaj ka zhvilluar mbi 5 mijë procese zgjedhore, procese për organizatat, për kryetarët e organizatave, procese për delegatët dhe do të vazhdojmë me kongresin e partisë, që ka një rëndësi themelore, pasi është një moment kyç për t’i dhënë një shtysë edhe më të fortë reformave, për t’i dhënë një shtysë edhe më të fortë transformimit të gjithanshëm të vendit”, tha kryeministri Edi Rama.

Nga shkolla “Rilindja” në Vlorë me 21 klasa mësimore, biblioteka, palestër dhe terrene të jashtme sportive të rikonstruktuara, kryeministri Edi Rama preferoi ti referohet shifrave se cfarë qeveria e tij ka bërë për arsimin në këtë qytet. “12 herë më shumë investime për rehabilitimin e infrastrukturës shkollore në periudhën 2014-2015, për Qarkun e Vlorës për ndërtimin dhe rikonstruksionin e 10 objekteve shkollore” tha Rama me një vlerë totale mbi 515 milionë lekë. Kryeministri duke iu referuar viteve të qeverisë së shkuar për 2012-2013tën tha se demokratët për arsimin në këtë qark investuan vetëm 43 milionë.

Dhe në fund dita e kryeministrit ka përfunduar me vizitën në projektin e tij të preferuar, shëtitoren e madhe të Vlores që fillon tek Skela dhe përfundon te vendi ku dikur ngrihej pallati i vjehrrit të rivalit të tij politik Lulzim Basha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.