☁️
Tiranë 22°C · Vranët 13 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 104.15 ▲7.85%
ARI 4,753 ▼0.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $70,724 ▼ -1.36% ETH $2,184 ▼ -1.55% XRP $1.3254 ▼ -0.39% SOL $81.9000 ▼ -0.44%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.15 ▲7.85 % ARI 4,753 ▼0.72 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.15 ▲7.85 % ARI 4,753 ▼0.72 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Politika

ASHE prezanton në Athinë kandidatët për jugun e Shqipërisë

Aleanca për Shqipërinë Europiane ka prezantuar në Athinë kandidatet e saj për jugun e Shqipërisë.

Në një prezantim të platformave të tyre elektorale, kandidatet e majtë Jorgo Goro për Himarën, Floriana Koka për Sarandën dhe Shezai Beqiri për Konispolin kërkuan votën e emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Greqi, pasi sipas tyre është e nevojshme edhe prania e emigrantëve në projektet e zhvillimit të bashkive që ata kandidojnë, si pjesë e pa ndarë e kombit shqiptar.

Kandidatët thanë se, është e rëndësishme që emigrantët të vijnë për të votuar për të majtën, pasi sipas tyre, Alenca për Shqipërinë Europiane ofron një të ardhme më të mirë për shqiptarët.

Një sërë lehtësirash për emigrantët që vendosin të kthehen në atdhe, por edhe mundësi të reja do të ketë për ju, u shprehën kandidatët.

Edhe emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi kërkuan që politika shqiptare të mbajë premtimet e dhëna për ta gjatë fushatave të kaluara dhe t’i kushtojë më shumë vëmendje atyre dhe problemeve të tyre, kudo ata ndodhen.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.