☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,792 ▲ +0.03% ETH $2,234 ▲ +0.26% XRP $1.1629 ▼ -1.77% SOL $89.6900 ▼ -0.52%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Sporti

Asist në Skoci, kush është lojtari shqiptar që po i mahnit të gjithë (VIDEO)

Sabah Kerjota, djaloshi i dalë nga akademia e Vllaznisë, po jeton një ëndërr në elitën e futbollit skocez, me skuadrën e Hearts, që kryeson kampionatin dhe është shumë pranë fitimit të titullit kampion.Skuadra e talentit shqiptar, arriti një fitore të artë pasditen e sotme ndaj Hibernian me rezultatin 1 me 2, ku protagonist u bë […]

Sabah Kerjota, djaloshi i dalë nga akademia e Vllaznisë, po jeton një ëndërr në elitën e futbollit skocez, me skuadrën e Hearts, që kryeson kampionatin dhe është shumë pranë fitimit të titullit kampion.Skuadra e talentit shqiptar, arriti një fitore të artë pasditen e sotme ndaj Hibernian me rezultatin 1 me 2, ku protagonist u bë edhe 24-vjeçari.

Ai u aktivizua në startin e pjesës së dytë, teksa në minutën e 86-të, asistoi për golin e fitores të shënuar nga Spital.Ky ishte asisti i dytë në 17 aktivizime në kampionat për shqiptarin. Kerjota u largua nga akademia e Vllaznisë që në moshën 17-vjeçare në vitin 2018, për të provuar skuadra të ndryshme në futbollin italian në nivel akademish e më pas me skuadrat e të rriturve. Në sezonin e kaluar, sulmuesi anësor spikati me Sambenedeteze në Serinë D, duke qenë autor i 10 golave dhe 13 asisteve, që ndihmuan këtë ekip të ngjitej në Serinë C, teksa falë performancës së tij arriti të transferohej te skocezët e Herats, ku është shumë pranë fitimit të titullit kampion.

Skuadra e tij kryeson me 73 pikë, 3 më shumë se Sëlltiku i vendit të dytë, dhe 4 më shumë se Rejnxhërs që mban vendin e tretë kur kanë mbetur edhe 4 ndeshje nga fundi i kampionatit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.