Tiranë 28°C · Pjesërisht vranët 03 June 2026
S&P 500 7,610 ▲0.13%
DOW 51,308 ▲0.45%
NASDAQ 27,094 ▲0.03%
NAFTA 95.75 ▲2.12%
ARI 4,491 ▼0.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $67,031 ▼ -3.43% ETH $1,878 ▼ -5.05% XRP $1.2358 ▼ -1.97% SOL $75.0700 ▼ -4.83%
S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 95.75 ▲2.12 % ARI 4,491 ▼0.63 % S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 95.75 ▲2.12 % ARI 4,491 ▼0.63 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
Politika

Live/ Rama: Mbyllet verifikimi i fondeve për blerjen e tokës në Zvërnec, SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Kryeministri Edi Rama, në deklaratën e dhënë për mediat pas mbledhjes së qeverisë, bëri me dije një zhvillim që e cilësoi pozitiv në lidhje me procesin e verifikimit të transaksionit për blerjen e tokës në Zvërnec.

Sipas kreut të qeverisë, është bërë sqarimi i plotë dhe përfundimtar i origjinës së fondeve që janë transferuar përmes sistemit bankar për realizimin e këtij transaksioni, duke sjellë edhe çlirimin përfundimtar të investitorëve, të cilët tashmë konsiderohen pronarë të ligjshëm të pronës së blerë.

“Unë kam dalë për një arsye tjetër që s’ka të bëjë me mbledhjen por me një zhvillim pozitiv lidhur me procesin e verifikimit të transaksionit për blerjen e tokës në Zvërnec që do të thotë me sqarimin e plotë dhe përfundimtar të origjinës së fondeve të kaluara përmes bankës dhe me çlirimin përfundimtar të investitorëve që tanimë janë dhe pronarë. Nga ana tjetër unë e konsideroj pozitive që SPAK ka vendosur të mbajë të ngrira fondet pa i lënë të kalojnë te shitësi për të cilin ka një proces hetimor që për mua është pozitive për këdo që pretendon pronë në atë territor. Çështja e origjinës së pronës është çështje që do mbulohet nga një hetim i pavarur dhe profesional për mes SPAK”, u shpreh Rama.

Nga ana tjetër, kryeministri vlerësoi si pozitiv edhe vendimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për të mbajtur të ngrira fondet, pa i kaluar ato te shitësi i tokës, ndaj të cilit po zhvillohet një proces hetimor.

Rama theksoi se hetimi i zhvilluar nga SPAK për çështjen e pronës do të sjellë një rezultat të padiskutueshëm nga pikëpamja ligjore dhe do t’i japë fund çdo spekulimi apo pretendimi të pabazuar.

Më tej ai u shpreh se procesi po zhvillohet në mënyrë të pavarur dhe profesionale nga Prokuroria e Posaçme, duke garantuar transparencë dhe siguri juridike për të gjitha palët e përfshira.

“Një hetim i pavarur dhe profesional përmes SPAK dhe në të dyja rastet rezultati do të jetë i padiskutueshëm nga pikëpamja ligjore, ndërsa nga pikëpamja e pretendimeve do t’i japë fund çdo spekulimi, manipulimi apo pretendimi që nuk është i bazuar në ligj”, deklaroi Rama.

Lajmi në përditësim…

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.