🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,670 ▼1.13%
DOW 52,661 ▼0.37%
NASDAQ 26,187 ▼1.93%
NAFTA 99.03 ▲1.94%
ARI 4,067 ▼2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,740 ▼ -2.78% ETH $2,408 ▼ -2.94% XRP $1.3243 ▼ -3.5% SOL $104.8700 ▼ -2.05%
S&P 500 7,670 ▼1.13 % DOW 52,661 ▼0.37 % NASDAQ 26,187 ▼1.93 % NAFTA 99.03 ▲1.94 % ARI 4,067 ▼2 % S&P 500 7,670 ▼1.13 % DOW 52,661 ▼0.37 % NASDAQ 26,187 ▼1.93 % NAFTA 99.03 ▲1.94 % ARI 4,067 ▼2 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Politika

Pr.ligji për rregullimin e sektorit energjetik, Karakaçi: Mbi 10 % e prodhimit sigurohet nga energjia fotovoltaike. Rritja ka sjellë fikjen e Kaskadës së Fierzës

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, njoftoi miratimin e projektligjit të ri për rregullimin e sektorit të energjisë elektrike, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm në modernizimin e kuadrit ligjor dhe përafrimin e tij me standardet e Bashkimit Europian.

Sipas ministrit, ligji aktual, i miratuar në vitin 2015, luajti një rol kyç në transformimin e sektorit energjetik në vend, por zhvillimet e viteve të fundit kanë bërë të nevojshëm hartimin e një ligji të ri që implementon të gjithë kuadrin ligjor të BE-së dhe adreson sfidat e reja të tregut energjetik.

“Miratuam projektligjin e rregullimit të sektorit të energjisë elektrike. Ligji i mëparshëm ishte i vitit 2015, i cili transformoi sektorin energjetik në vend, dhe tashmë nevojitej një ligj i ri që rregullon dhe implementon të gjithë kuadrin ligjor të BE-së dhe jo vetëm. Ky projektligj i ri ka disa elemente. Së pari, rregullon depozitimin e energjisë për konsumatorët dhe bizneset, si dhe do të rregullojë sektorin që nuk është vetëm hidrik, por ku kemi edhe energjinë fotovoltaike, e cila tashmë përbën mbi 10% të prodhimit të brendshëm të energjisë së rinovueshme.

Elementi i dytë i këtij projektligji është komponenti i integrimit europian dhe i Planit të Rritjes, prej të cilit Shqipëria përfiton fonde”, deklaroi Karakaçi.

Ministri theksoi se qeveria miratoi edhe ndërtimin e një impianti të ri fotovoltaik me kapacitet 96 megavat, investim që pritet të rrisë më tej prodhimin e energjisë nga burime të rinovueshme.

Karakaçi u shpreh se Shqipëria ndodhet në një fazë transformuese të sektorit energjetik, ku energjia e rinovueshme po fiton gjithnjë e më shumë peshë në prodhimin vendas.

“Miratuam edhe ndërtimin e një impianti fotovoltaik me kapacitet 96 megavat. Sot Shqipëria ka hyrë në një fazë transformuese për sa i përket energjisë, ku energjia e rinovueshme po merr një hov të madh. Kaskada e Fierzës sot është e fikur falë prodhimit të energjisë fotovoltaike”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.