Askush nuk pajtohet me këtë budallallëk me okë
Edhe “organizarorët” e bashkive tona që çuan njerëz me autobusë tek ai miting idiot në Athinë, nuk e mbajtën dot poshtërimin. Bënë çmos ta bëjnë publik “hallin” që kishin.
Kush me të folur nën dhëmbë e kush me selfie në rrjetet sociale e denoncuan atë farsë. Përtej justifikimeve bajate e të neveritshme për “bukën e gojës” apo për tenderin e radhës, ata denoncuan.
E krijuan qartësisht bindjen e atij fallsiteti patridiotik, sado që e duan partinë dhe udhëheqësin e tyre.
Padyshim edhe ata që u kapn mat nga mediat investigative, kanë rol këtu.
Por mbi të gjitha, askush nuk e hëngri sapunin patridiotik që u mundua të shiste i fandaksuri, kur ngriti teza në rrugë që s’i ka ngritur në bisedime zyrtare,aty ku zgjidhen problemet.
Pra ligji i luftës është aburd,por greqisë ti shpallim luftë.
Do garantojë pensionet e shqiptarëve në Greqi, kjo e fundit sdi gjë fare.
Denoi operacionet “fshesa”,por Micotaqisit të vjetër, atij që i shpiku ato operacione policore i bëri bust në Shqipëri.
Demokracia dhe politika Greke zgjedh persona të padenjë, ndërkohë që ata që fitojnë zgjedhje këtu burgosen për t’ua marrë mandatin në tavolinë.
Shqiptarët nuk janë më shërbëtorë por zot të Greqisë. Ndërkohë shtëpitë këtu ua grabit me policë dhe ua shëmb për ndërtim privat.
Pra zot në Greqi dhe emigrantë në vendin e tyre.
Shkoi për diasporë, por me patronazhistë e taborë.
Ndërkohë,të mos harrojmë:
Detin që i takon Shqipërisë ai me të veten ja ka falur Greqisë, që kur propozoi në emrin e vet, jo tonit, vajtjen në Hagë.!!!
Shihni me vemendje.
As shqiptarët e Greqisë, sado që janë shumë aktivë pro qeverisë, nuk treguan e as tregojnë asnjë lloj entusiazmi për atë budallëk patridiotik.
Askush, me përjashtim të ndonjë politike apo politikani që kërkon të riciklohet në Shqipëri, nuk është dakordësuar me atë budallëk me okë.
Askush.
As patronazhistët.