🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 26 March 2026
S&P 500 6,483 ▼1.65%
DOW 45,959 ▼1.01%
NASDAQ 21,440 ▼2.23%
NAFTA 94.40 ▲4.52%
ARI 4,374 ▼3.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $68,643 ▼ -3.17% ETH $2,051 ▼ -5.47% XRP $1.3501 ▼ -4.37% SOL $85.8600 ▼ -6.28%
S&P 500 6,483 ▼1.65 % DOW 45,959 ▼1.01 % NASDAQ 21,440 ▼2.23 % NAFTA 94.40 ▲4.52 % ARI 4,374 ▼3.93 % S&P 500 6,483 ▼1.65 % DOW 45,959 ▼1.01 % NASDAQ 21,440 ▼2.23 % NAFTA 94.40 ▲4.52 % ARI 4,374 ▼3.93 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Bota

“Asnjë i mbetur gjallë”/ Ekipet e shpëtimit dyshojnë për 100 të vdekur në pallatin e djegur në Londër

Asnjë person i ngecur në brendësi të pallatit që u përfshi nga flakët e mëdha mëngjesin e së mërkurës nuk ka mbetur gjallë.

Ky është dyshimi të cilit ekipet e shpëtimit i frikësohen.

Ata thonë se ende ekziston një numër i panjohur njerëzish të vdekur në brendësi të ndërtesës, por për momentin është shumë e rrezikshme për t’i rikuperuar trupat, nga frika e një shembjeje të godinës.

Kërkime të plota do të bëhen sidomos në katet e sipërme, ku ka pak shpresë që të ketë mbetur njeri gjallë, shkruan Daily Mail.

Dhjetëra persona, me shumë mundësi më shumë se 100, dyshohet se kanë vdekur.

78 të lënduar janë dërguar menjëherë në spital, ndërkohë që 18 prej tyre janë në gjendje kritike. Ngjarja në fjalë tronditi Londrën dhe mbarë Britaninë e Madhe, ndërsa skena ku disa njerëz u hodhën nga pallati, kujtuan pamjet e trishta të 11 Shtatorit në SHBA.

Sakaq, lidhur me këtë ngjarje reagoi dhe kryeministrja britanike, Theresa May. Ajo shprehu pikëllim për tragjike.

Gjatë një deklarate, May tha se komiteti qeveritar i emergjencës do të mblidhet sot në një takim për të diskutuar dhe siguruar ndihmën e nevojshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.