Assad përdor fitoren në Palmira si kundërpeshë ndaj Uashingtonit
Rimarrja e kontrollit të Palmirës përbën një sukses të strategjisë së ushtrisë siriane në luftën kundër terrorizmit, deklaroi sot presidenti sirian, Bashar al-Assad, sipas agjencisë zyrtare siriane të lajmeve, SANA.
Al Assad i kundërpërgjigjet në këtë mënyrë Shteteve të Bashkuara të Amerikës që kanë kërkuar vazhdimisht largimin e tij nga pushteti kur thotë se marrja e Palmirës nga trupat e tij tregon qartë ”mungesën e seriozitetit të aleancës kundër ISIS-it, të drejtuar nga Uashingtoni”.
”Aleanca nën drejtimin amerikan ka arritur vetëm disa rezultate të parëndësishme”, thotë Assad.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.