Atentat në Tiranë, vritet me armë zjarri një person
Pak minuta më vonë, patrullat policore gjetën trupin e pajetë, të shtrirë në tokë, në afërsi të morgut të Tiranës. Pas dhënies së informacionit të të gjitha patrullave të tjera me shërbim, në kryeqytet janë ngritur postblloqe nisur edhe nga përshkrimet e bëra nga dëshmitarët e paktë okularë.
Në afërsi të vendit të ngjarjes janë gjetur dy armë, të cilat janë dërguar në laboratorin shkencor të kriminalistikës për ekspertizën balistike. Policia gjatë marrjes të provave në vendin e ngjarjes nuk mundi dot të përcaktojë nëse ato janë armët me të cilat është kryer krimi, apo ndonjë prej tyre ka qenë në pronësi të viktimës.
Grupi hetimor i kësaj çështjeje ka marrë të dhënat e para për viktimën, i cili ishte një person, që edhe pse nuk kishte precedentë penalë, hetohej për trafiqe të jashtëligjshme.
Kasmi 41-vjeçar ishte kthyer së fundmi nga vendet e Bashkimit Europian, nga Spanja ku dyshohet se ishte i përfshirë në një rrjet të trafikut të drogës. Edhe pista kryesore në të cilën po heton policia ka të bëjë me një krim tjetër të mundshme të kryer jashtë kufijve shqiptarë.