Rajoni

Athina dhe kreditorët e saj zhvillojnë negociata maratonë në Paris

ee913-272x200Qeveria greke dhe kreditorët e saj, BE-ja, BQE-ja, dhe FMN-ja, do të takohen nesër në Paris për të vazhduar auditin e fundit ekonomik të vendit, njoftoi sot Ministria greke e Financave.

“Ky takim me përfaqësuesite lartë të trojkës, synon të ndjekë vlerësimin dhe shqyritmin e formulës që do të pasojë”, thuhet në një komunikatë të ministrisë.

Sipas një zëdhënësi të Komisionit Evropian, takime të ndryshme do të zhvillohen të martën dhe të mërkurën me qëllim që të bisedohet për pikat kryesore ku do të përparojë auditi.

Greqia dorëzoi të premten një projektbuxhet të vitit 2015 që ende nuk ka marrë miratimin e trojkës për shkak të një përplasje mbi vlerësimin e shpenzimeve dhe recetave të vendit.

“Që të përmbushë objektivin e saj për një tepricë buxhetore fillestare (pa llogaritur këstet e borxhit) në 3 për qind të PBB-së dhe të një deficiti në 0,2 për qind, Athina duhet të llogarisë dy deri në tre miliardë euro burime shtesë”, theksoi trojka, sipas burmieve të medias.

Ky buxhet parashikon një rritje të PBB-së me 2,9 për qind në vitin 2015.

Përfundimi i këtij auditi do të shënjojë gjithashtu fundin e planit të shpëtimit të BE-së që iu dha Greqisë që ishte duke falimentuar, nën formën e dy programeve me hua, në vitin 2010. FMN-ja do të qëndrojë e angazhuar pranë vendit deri në vitin 2016.

Një kontroll evropian më i lehtë, në formën e një kredie garantuese, do të krijohet në fillim të vitit 2015. Por vonesa e vlerësimit që po zhvillohet vonon gjithashtu edhe përgatitjen e kuadrit të ri të marrëdhënieve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button