☁️
Tiranë 26°C · Vranët 13 April 2026
S&P 500 6,808 ▼0.13%
DOW 47,614 ▼0.63%
NASDAQ 22,893 ▼0.04%
NAFTA 103.28 ▲6.95%
ARI 4,750 ▼0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $71,451 ▲ +0.79% ETH $2,202 ▲ +0.72% XRP $1.3368 ▲ +0.91% SOL $83.2900 ▲ +1.72%
S&P 500 6,808 ▼0.13 % DOW 47,614 ▼0.63 % NASDAQ 22,893 ▼0.04 % NAFTA 103.28 ▲6.95 % ARI 4,750 ▼0.79 % S&P 500 6,808 ▼0.13 % DOW 47,614 ▼0.63 % NASDAQ 22,893 ▼0.04 % NAFTA 103.28 ▲6.95 % ARI 4,750 ▼0.79 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Athinë, protesta e parë kundër qeverisë së Syrizas

Dhjetëra protestues janë përleshur me policinë në qendër të Athinës, duke shkatërruar dyqane, duke gjuajtur koktei molotovi dhe duke djegur vetura derisa merrnin pjesë në protestën anti qeveritare.

4C0B268F-F428-4D54-8EF5-AE689EFF34F0_cx0_cy6_cw0_w308_h173Kjo protestë ka qenë e para prejse qeveria e udhëhequr nga partia majtiste, Syriza e ka marrë pushtetin para një muaji pasi fitoi zgjedhjet.

Rreth 450 persona kanë dal në rrugët e Athinës kundër qeverisë së kryeministrit, Alexis Tsipras, i cili i pajtua për një marrëveshje me partnerët e BE-së rreth zgjatjes së programit të ndihmave për Greqinë.

Marrëveshja ka nxitur pakënaqësi edhe brenda partisë së Tsipras dhe akuza nga disa pjesëtarë të së majtes ekstreme të cilët thonë se qeveria është tërhequr prej premtimeve të bëra gjatë fushatës, përfshirë edhe dhënien fund të pakos së ndihmave prej 240 miliardë euro.

Protesta në Athinë është mbajtur derisa ligjëvënësit gjerman sot do të votojnë për marrëveshjen e re katër mujore.

Gjermania është kontribuesi kryesor financiar i këtij plani.

Nëse ratifikohet, marrëveshja do i jap Greqisë një zgjatje të planit të ndihmave për katër muaj, në këmbim të reformave qeveritare në Athinë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.