☁️
Tiranë 9°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 102.00 ▲0.61%
ARI 4,721 ▲0.9%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $68,211 ▲ +2.22% ETH $2,105 ▲ +4% XRP $1.3403 ▲ +1.3% SOL $83.2000 ▲ +0.85%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.00 ▲0.61 % ARI 4,721 ▲0.9 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.00 ▲0.61 % ARI 4,721 ▲0.9 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
01 Apr 2026
Breaking
Bota

Australi, kryeministri Abbott sfidohet nga partia e tij

Kryeministri australian Tony Abbott po përballet me një sfidë të hapur ndaj lidershipit të tij nga anëtari i vjetër i kabinetit të tij, Malcolm Turnbull.

Zoti Abbott tha se një balotazh mund të mbahet më vonë gjatë së hënës për rolin e liderit dhe zëvendësit të tij në Partinë Liberale. “Unë do të kandidoj dhe pres të fitoj”, deklaroi ai.

Turnbull, i konsideruar prej kohësh një sfidant i fortë i kryeministrit aktual të vendit dhe ministres së Jashtme Julie Bishop i kishte kërkuar më herët zotit Abbott që të lejonte mbajtjen e një gare për lidership brenda partisë.

Sfida vjen vetëm 7 muaj pasi Abbott i mbijetoi një përballjeje të ngjashme dhe që prej atëherë është përballur me rënie të preferencave në sondazhe dhe armiqësi nga radhët e qarqeve të larta të partisë.

Në një konferencë shtypi të mbajtur në Kanberra, Turnbull tha se, nëse Abbott mbetet lider i partisë, atëherë koalicioni qeverisës do të humbasë zgjedhjet e ardhshme.

Ai tha se nuk kishte qenë e lehtë për të të merrte një vendim të tillë, për të sfiduar shefin aktual të qeverisë.

“Por është e qartë se qeveria nuk po arrin sukses në menaxhimin e ekonomisë dhe vendit i duhet një stil i ri lidershipi”, deklaroi Turnbull.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.