☁️
Tiranë 9°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 103.26 ▲1.85%
ARI 4,716 ▲0.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $67,942 ▲ +0.2% ETH $2,097 ▲ +1.51% XRP $1.3415 ▲ +0.99% SOL $83.0800 ▼ -0.43%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 103.26 ▲1.85 % ARI 4,716 ▲0.8 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 103.26 ▲1.85 % ARI 4,716 ▲0.8 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Sporti ne bote

Australi-Zelandë e Re 2023”, Kolumbia trondit Gjermaninë

Kampionati i 9-të Botëror i Futbollit të Femrave vijon fazën e grupeve, që ka hyrë në pjesën më vendimtare, teksa po mbyllen takimet e dyta në shumicën e grupeve, ndërsa në grupin A u mbyllën edhe takimet e 3-ta. Kështu në ditën e 11-të të këtij Botërori u zhvilluan 3 ndeshje të tjera dhe Zvicra e Norvegjia kanë siguruar vendin në turin e 16-shes, ndërsa eliminohet njëra prej përfaqësueseve të dy vendeve organizatore, Zelanda e Re.

Takimi midis neozelandezeve dhe zviceraneve, i vlefshëm për grupin A, u mbyll me rrjeta të paprekura, çka nënkupton se evropianet morën vendin e parë, me 5 pikë, ndërsa fitorja e thellë e Norvegjisë, 6-0 ndaj Filipineve, bëri që nordiket të marrin vendin e dytë, me 4 pikë, po aq sa edhe vendi bashkorganizator, por me një golaverazh më të mirë. Ndërkaq, më vonë janë luajtur edhe dy takimet e dyta të grupit H, aty ku Kolumbia ka dhuruar padyshim të papriturën më të madhe të këtij Botërori, pasi ka mundur një nga favoritet, Gjermaninë, me rezultatin 2-1.

Pas një pjese të parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, Alegria u jep epërsinë amerikanojugoreve, por gjermanet do të kundërpërgjigjen, duke gjetur rrugën e rrjetës me anë të një 11-metërshi të saktë të Aleksandra Popit. Por në minutën e 6-të shtesë, Vanegas ktheu me kokë në rrjetë një top të ardhur nga goditja e këndit, duke i dhënë Kolumbisë një fitore të bujshme.

Amerikanolatinet mbajnë vendin e parë, me pikë të plota pas 2 ndeshjeve të para, ndërsa gjermanet ndajnë vendin e dytë dhe të 3-të me Marokun, që mundi me një gol të vetëm Korenë e Jugut. Ky Botëror po zhvillohet në Australi dhe në Zelandë dhe po sillet për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, teksa ndeshjet po transmetohet duke nisur nga orët e mëngjesit e deri pasdite me orën e Tiranës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.