Autoritetet thërrasin nën armë 50 000 persona
![](https://24-ore.com/wp-content/uploads/2014/11/ukraine-luftime.jpeg)
Ukraina filloi sot për herë të katërt një mobilizim ushtarak që do të prekë 50 000 persona, në ndërkohë të dhunës së përgjakshme që ka përfshirë lindjen e vendit.
Ky mobilizim ushtarak do të zgjasë 90 ditë dhe do të ndiqet edhe nga dy të tjerë për të arritur numrin e përgjithshëm të personave të thirrur nën armë në 104 000.
”Do të thirren nën armë veçanërisht tankistë, artilierë, parashutistë dhe mekanikë”, thanë burime nga Ministria ukrainase e Mbrojtjes.
Ndërkohë, përgjatë ditëve të fundit, si pasojë e dhunës së përgjakshme që ka përfshirë lindjen e vendit, kanë vdekur apo janë plagosur një numër i madh ushtarakësh dhe civilësh.
”Të paktën 19 ushtarë janë plagosur vetëm gjatë 24 orëve të fundit”, deklaroi zëdhënësi ushtarak, Andri Lisenko.