🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,393 ▼ -3.28% ETH $2,002 ▼ -2.87% XRP $1.3357 ▼ -1.74% SOL $83.2500 ▼ -3.14%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Bota

Avioni “AirAsia”, nxirret në sipërfaqe regjistruesi i zërit

Zhytësit në detin Java kanë arritur të nxjerrin regjistruesin e zërit nga pjesët e copëtuara të avionit “Airbus-it A320-200”, i cili u zhduk nga radarët në 28 dhjetor me 162 persona në bord.

1421119277air-asia13Më herët gjatë ditës së hënë, polumbarët indonezianë rikuperuan pjesë të kutisë së zezë të “AirAsia”-s. Të dy pajisjet do të ndihmojë hetuesit të kuptojnë më shumë se çfarë shkoi keq në avion.

Drejtuesit e agjencive të shpëtimit nuk e kanë konfirmuar ende nxjerrjen në sipërfaqe të regjistruesit të zërit, por një zyrtar i përfshirë në misionin e kërkimit u tha gazetarëve se tashmë pajisja ishte në bordin e luftanijes indoneziane “Banda Aceh” në detin Java.

Regjistruesi i të dhënave, i gjetur të hënën, ofron informacione mbi kushtet e motorit, tregon nëse avioni është bllokuar dhe në ç’lartësi ka qenë në ato momente, ndërsa pjesa e dytë regjistron të gjitha bisedat mes pilotëve në kabinë.

Zyrtarët indonezianë e kanë deklaruar publikisht se të dhënat e kutisë së zezë do t’i analizojnë ata vetë, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që në proces të përfshihen edhe ekipet ndërkombëtare.

Ekspertët e aviacionit presin një raport paraprak deri në fund të muajit, ndërsa përmbledhja e detajuar e rezultateve të hetimit duhet të jetë gati brenda vitit. Autoritetet indoneziane kanë qenë nën një presion të jashtëzakonshëm për të gjetur arsyet e aksidentit.

Ekipet e kërkimit kishin diktuar sinjale nga kutia e zezë e avionit që të premten, por ajo nuk rezultoi aty ku mendohej, sepse ishte shkëputur nga bishti. Përpjekjet vazhdojnë sakaq për të nxjerrë nga uji pjesën kryesore të avionit, ku mendohet të kenë mbetur të bllokuar pjesa më e madhe e viktimave.

Deri tani nuk janë rikuperuar veçse 48 trupa. Shkaqet e rrëzimit mbeten ende një mister dhe gjithë çfarë dihet aktualisht është se fluturimi QZ8501  kishte hasur në turbulenca ajrore për shkak të motit të keq, e pati kërkuar të ndryshonte rrugë përpara se komunikimi me pilotët të ndërpritej.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.