☁️
Tiranë 12°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 97.10 ▲2.77%
ARI 4,441 ▲0.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,415 ▼ -4.57% ETH $1,991 ▼ -4.26% XRP $1.3338 ▼ -2.95% SOL $83.0300 ▼ -5.61%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 97.10 ▲2.77 % ARI 4,441 ▲0.71 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 97.10 ▲2.77 % ARI 4,441 ▲0.71 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Kosova

Avokati: Haradinaj lirohet të enjten, por nuk do kthehet në Kosovë

Arianit Koci, avokat i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se të enjten mund të lirohet me kusht lideri i AAK-së, në ditën kur edhe është caktuar të mbahet seanca gjyqësore ndaj tij.

Sipas Kocit, lirimi me kusht i Haradinajt, nënkupton që ai të jetë i lirë në Francë, por jo edhe të kthehet në Kosovë, pa dhënë vendimin përfundimtar Gjykata e Apelit në Francë.

“Haradinaj, pritet që të lirohet me kusht të enjten e kësaj jave, në ditën kur do të mbahet seanca gjyqësore ndaj tij”, ka thënë Koci.

Ashtu siç ka mësuar “Gazeta Blic” nga burime ndërkombëtare, lirimi me kusht i Haradinajt, mund të ndodhe për shkak te Serbisë, rreth kompletimit të dokumenteve për ekstradimin e tij, afati për të cilat është 18 deri në 40 ditë, kohë kjo që mund ta lerë në liri me kusht kreun e AAK-së, deri në dorëzimin e të gjitha dokumenteve nga ana e Serbisë.

“Serbia është duke përgatitur dokumentet e ekstradimit të tij dhe deri sa t’i përgatisë ato dokumente, ai do të jetë në liri. Pas dorëzimit të të gjitha dokumenteve nga ana e Serbisë Haradinaj do të dalë sërish para Gjykatës, kur edhe pritet të vendoset përfundimisht për të”, thonë burime të gazetës.

Ndryshe pala mbrojtëse e Haradinajt, javën që e lëm pas ka bërë kërkesë për lirimin e tij, kërkesë kjo e cila sipas Kocit pritet që të shqyrtohet në ditët në vijim nga Gjykata e Apelit në Francë.

“Kërkesa për lirimin është dorëzuar dhe pritet që në ditët në vijim, e njëjta të shqyrtohet nga Gjykata”, ka thënë Koci, përmes një njoftimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Ramush Haradinaj, është ndaluar të mërkurën me saktësisht më 4 janar në aeroportin e Bazelit, nga autoritetet franceze, pas një fletë-arresti të lëshuar nga Serbia.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.