☁️
Tiranë 7°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 102.56 ▼0.31%
ARI 4,613 ▲1.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $68,026 ▲ +1.24% ETH $2,077 ▲ +2.06% XRP $1.3377 ▼ -0.91% SOL $84.0100 ▲ +0.62%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 102.56 ▼0.31 % ARI 4,613 ▲1.21 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 102.56 ▼0.31 % ARI 4,613 ▲1.21 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kronika

Avokati i Pelushit: Aksidentin në Mullet e shkaktoi gazetari Çim Peka

“Shkaktar i aksidentit është Çim Peka” – Kështu ka deklaruar sot, avokati i Emiljano Pelushit në gjykatë, lidhur me aksidentin e pak ditëve më parë në Mullet, ku pas përplasjes së makinës së tij, gjeti vdekjen Fleura Kola dhe u aksidentua gazetari Çim Peka, që udhëtonte me të në makinën tjetër.

aksidentGjykata e Tiranës dha sot masën e sigurisë “arrest me burg”, për Pelushin, por avokati i tij është shprehur se do ta apelojë vendimin pasi, sipas tij, shkaktar i aksidentit ka qënë Peka. Vendimi, Pelushit, i është komunikuar në Spitalin e Traumës.

AKSIDENTI ME 19 SHKURT

Mbrëmjen e 19 shkurtit, një 29-vjeçare ka humbur jetën, ndërsa gazetari Çim Peka dhe një tjetër person janë plagosur në Tiranë, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 në zonën e Mulletit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Për pasojë ka humbur jetën 29-vjeçarja Fleura Kola, vajza e ish-ambasadorit tonë në Romë, Llesh Kola, ndërsa janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve, gazetari Çim Peka dhe shtetasi Emiljano Pelushi. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se automjetet e përfshira në aksident janë një “Benz” me targë AA 099 GB që drejtohej nga Peka dhe një “Audi” me targë AA 566 HP, e drejtuar nga Pelushi. Dy të plagosurit u dërguan menjëherë në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.