Kronika
Avokati i Popullit: Hetim drejtuesve të burgut të Lezhës
Avokati i Popullit ka rekomanduar këtë të martë nisjen e hetimeve për drejtorin e burgut të Lezhës.
Përmes një njoftimi për shtyp, AP ka denoncuar faktin se, zyrtarët e këtij burgu nuk kanë raportuar për shenjat e dhunës ndaj një të paraburgosuri.
“Gjithashtu, zyrtarët e burgut të Lezhës penguan hyrjen në ambjentet e paraburgimit të mjekut ligjor”, thuhet në pretendimin e Avokatit të Popullit.