🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,906 ▼ -0.18% ETH $2,052 ▼ -0.45% XRP $1.3173 ▼ -0.08% SOL $80.1900 ▲ +1.42%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Kronika

Avokati i Popullit, letër 3 institucioneve për familjet rome në Unazën e Madhe

Avokati i Popullit, Igli Totozani, përmes një letre drejtuar Bashkisë së Tiranës, IKMT-së dhe ALUIZNI-t, u ka bërë thirrje këtyre institucioneve të kenë parasysh 9 familjet rome që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe.

Në letër, Avokati i Popullit kërkon që të “verifikohen të gjitha praktikat për ndërhyrjet në familjet rome” dhe “të merren masa për trajtimin ligjor të këtyre familjeve”.

“Të ndërpriten të gjitha veprimet deri në një vendimmarrje të Bashkisë së Tiranës”, lexohet në letrën e Avokatit të Popullit drejtuar Bashkisë, IKMT-së dhe ALUIZNI-t.

Institucioni i Avokatit të Popullit ka nisur një hetim për zbatimin e procedurave ligjore për prishjen e banesave që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe, pas ankesave të këtyre familjeve. Ata kanë ngritur pretendimet se 9 familje të komunitetit rom janë njoftuar vetëm verbalisht nga ana e punonjësve të IKMT-së për prishjen e banesave të tyre dhe nuk kanë marrë asnjë vendim të shkruar me afate konkrete për t’u larguar nga shtëpitë.

Përfaqësuesit e këtyre familjeve ngrenë pretendimin se disponojnë dokumentacion, i cili vërteton se banesat e tyre janë ndërtime ekzistuese, para gushtit të vitit 1991.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.