☁️
Tiranë 10°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.95 ▲0.93%
ARI 3,885 ▼3.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $76,774 ▼ -2.77% ETH $2,240 ▼ -1.27% XRP $1.2525 ▼ -0.1% SOL $95.4400 ▼ -2.04%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

Avokati i Popullit: Ulja retroaktive e koeficienteve të zyrtarëve publikë mund të cenojë sigurinë juridike dhe pronën

Përmes këtij opinioni Avokati i Popullit do të ofroj qëndrimin e përgjithshëm lidhur me procesin e uljes së koeficienteve të disa zyrtarëve publik pas caktimit fillestar të tyre me hyrjen në fuqi të Ligjit nr. 08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik (Ligji për Paga), në dritën e garancive kushtetuese dhe ligjore sa i përket të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Avokati i Popullit, duke pasur parasysh faktin se për çështjen e theksuar më sipër ka pranuar disa ankesa, e po ashtu duke pasur parasysh faktin se rrethanat e tilla i përfshinë një numër relativisht të madh të zyrtarëve publik, ka hapur rast sipas detyrës zyrtare, me qëllim të analizimit dhe hetimit të çështjes së korrigjimit/uljes së koeficienteve, pas caktimit fillestar të tyre me rastin e hyrjes në fuqi të Ligjit për Paga.

Avokati i Popullit vlerëson se procesi i ndryshimit të koeficientëve është proces administrativ, i cili duhet të zhvillohet në pajtim të plotë me dispozitat e Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative.

Avokati i Popullit konsideron se koncepti i pritshmërisë së ligjshme dhe të arsyeshme dhe i sigurisë juridike u mundësojnë subjekteve që veprimet e tyre t’i bazojnë në përcaktimet ligjore dhe rrethanave të përcaktuara në dispozita ligjore, e po ashtu t’i realizojnë të drejtat e tyre që rrjedhin nga dispozitat e theksuara ligjore.

Avokati i Popullit thekson se veprimet administrative me efekt retroaktiv duhet të jenë të bazuara qartësisht në dispozita ligjore, e që në rastin konkret është e paqartë apo e pavërejtur nëse veprimet e organeve të administratës kanë pasur parasysh dispozitat e Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative, kur kanë korrigjuar/ulur koeficientet e zyrtarëve publik.

Në këtë drejtim ,Avokati i Popullit nuk ka arritur të vërejë nëse efekti retroaktiv i ndryshimit të koeficienteve të zyrtarëve publik, është bërë sipas kushteve të përcaktuara në dispozitat e Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative, që rregullojnë çështje e anulimit të akteve administrative me efekt retroaktiv.

Lidhur me këtë çështje, Avokati i Popullit konsideron se zyrtarët publik nuk duhet të ndihen të pasigurt se ndaj tyre do merren masa për ndryshimin e gjendjes ekzistuese të koeficientit dhe pagës, pa u plotësuar kushtet dhe procedurat e përcaktuara sipas dispozitave ligjore. Në këtë formë do ruhej parimi i sigurisë juridike dhe pritshmërisë legjitime, të cilat nënkuptojnë se rrethanat juridike ndaj zyrtarëve publik mund të ndryshojnë vetëm sipas kushteve dhe procedurave të përcaktuara qartë me dispozita ligjore.

Përfundimisht, Avokati i Popullit konsideron se veprimet e tilla të Departamenti për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë (DMZP) dhe institucioneve të tjera, punonjësit e të cilave kanë parashtruar ankesë në Institucionin e Avokatit të Popullit, duhet të bartin në vete frymën e sundimit të ligjit si dhe të jenë në pajtim me konceptin e pritshmërisë së ligjshme dhe të arsyeshme dhe të sigurisë juridike.

Prandaj, Avokati i Popullit vlerëson se në rastin konkret detyrimi i punonjësve që t’i kthejnë në mënyrë retroaktive diferencën e pagës për shkak të ndryshimit të koeficientit të tyre, nuk duket se në vete bartin frymën e sundimit të ligjit dhe të konceptit të pritshmërisë së ligjshme dhe të arsyeshme dhe të sigurisë juridike, e po ashtu duket se ka reflektuar edhe në cenimin e pronës së tyre. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.