☁️
Tiranë 13°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 101.96 ▼0.89%
ARI 4,600 ▲0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,429 ▼ -0.57% ETH $2,058 ▼ -0.12% XRP $1.3222 ▼ -2.97% SOL $83.2700 ▼ -1.22%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 101.96 ▼0.89 % ARI 4,600 ▲0.94 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 101.96 ▼0.89 % ARI 4,600 ▲0.94 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kronika

Babai i 16-vjeçares Kostandina Anagnosti: Vajza ishte shtatzënë, e vrau njerku

Babai i Kostandina Anagnostit, 16-vjeçares që ndërroi jetë në mënyre misterioze në 15 nëntor 2014 në qytetin e Sarandës, ka hedhur akuza të forta në lidhje me vdekjen e saj.

sarande.-Kostandina-AnagnostiJorgo Anagnosti ka deklaruar se pas kësaj ngjarjeje fshihet njerku i Kostandinës, Spiro Papai. Anagnosti pohoi se dyshon se e vajza e tij ishte shtatzënë dhe është vrarë nga njerku. Ndërkohë, Jorgo Anagnosti lëshon akuza dhe ndaj prokurorisë, që sipas tij, nuk hetoi çështjen.

“E vërteta është se vajza ka humbur jetën në klinikë gjinekologjike dhe jo tek dentisti. Prokurori i çështjes, që sot ka marrë transferim në qytet tjetër, manipuloi këtë dosje, duke mbuluar të vërtetën e vajzës time. Unë si prind u detyrova të mbyll takim me Prokurorin e Përgjithshëm z.Adriatik LLalla, i cili ia ngarkoi këtë dosje z.Adnand Xholi, që më siguroi për zbardhjen e kësaj çështje dhe përgjigjen e kërkesave të mia më datë 9 Janar 2015. Por heshtja dhe manipulimet nga prokuroria e Sarandës vazhduan derisa më datën 24 shkurt, kur u drejtova për herë të dytë tek z.Xholi, duke i dorëzuar një numër fotografish, ku duket se vajza ime është e dhunuar në qafë dhe që ato shenja shoqërohen nga procesverbal i mjekut të Sarandës dhe Oficeri i Policisë Gjyqësore, por që kurrë prokuroria Sarandës nuk u shqetësua që të kërkojë shpjegim”- shprehet babai i vajzës.

“Mjeku ka kryer autopsinë e vajzës time, ka parë qartë çdo organ të saj me imtësi dhe shprehet qartë që vdekja nuk është natyrale dhe që nga mitra mungonte fruti, gjë që për të ka qenë i sigurtë pasi ka bërë një analizë më imtësore në murin e mitrës, por nuk i është kërkuar nga prokuroria Sarandës, por që vetë mjeku i ka mbajtur fakte dhe prova për t’u përballur me drejtësinë. Ky mjek përjashtohet nga akti i ekspertizës, sepse e vërteta e tij shkatërron manipulimet e prokurorisë së Sarandës. Kërkesa ime si prind ka vajtur pas takimit tim në Tiranë me z.Xholi për herë të dytë, pasi në asnjë nga dy kërkesat e para nga prokuroria Sarandë nuk iu kërkua mjekut përgjigjja nëse vajza i ishte nënshtruar një aborti. Si mund të nxjerrë të vërtetën një mjek i dytë ligjor, i cili në takim me të u shpreh që unë se e ka parë kufomën dhe vetëm analizat istologjike kishte studiuar. Pasi i dorëzova një numër fotografish ku vajza është e dhunuar pas qafe, ai tha se do të bllokojë aktin pasi nuk ishte në dijeni për këto të dhëna. Njëkohësisht si mund të besoj aktin ligjor nga një mjek ligjor, për të cilin jam vënë në dijeni që ka bërë dhe manipulime të tjera, duke fshehur të vërtetën.”- shprehet Jorgo Anagnosti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.