☁️
Tiranë 18°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 91.39 ▲0.12%
ARI 4,834 ▼0.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $73,619 ▼ -1.3% ETH $2,313 ▼ -2.57% XRP $1.3530 ▼ -1.36% SOL $82.8400 ▼ -3.6%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.39 ▲0.12 % ARI 4,834 ▼0.33 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.39 ▲0.12 % ARI 4,834 ▼0.33 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Kosova

Bajrami dhe Shala nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi për digjitalizimin e BKK-së

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Kujtim Shala, nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi për digjitalizimin e tërë dokumenteve në letër (libra, dorëshkrime, gazeta, revista, manualë, doracakë etj.), të cilat janë pjesë e kulturës dhe e dijes në Kosovë, të sistemuara në sirtarët, përkatësisht në arkivat e Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.

Materialet e digjitalizuar do të jenë të qasshme për të interesuarit nga të gjitha lëmit, ndërsa palët obligohen që gjatë zbatimit, realizimit të këtij memorandumi  t’i respektojnë të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të përafërta sipas ligjit të zbatueshëm në Republikën e Kosovës.

Në bazë të këtij Memorandumi planifikohet që të bëhet digjitalizimi i librave, gazetave dhe revistave,  dorëshkrimeve, manualeve, doracakëve e fletushkave  si dhe teksteve të programeve shkollore, të cilat MASHT i konsideron si të domosdoshme për digjitalizim.

Procesi i digjitalizimit do të kryhet nga një ekip me përvojë i BKK-së, apo i personave profesionalë të kontraktuar nga BKK.

Në bazë të këtij Memorandumi parashihet që Ministria e Arsimit të kontribuojë me mjete financiare në vlerë prej rreth 40. 000 €,të, ndërsa projektin do ta mbështesë edhe MKRS dhe BKUK, e cila njëherësh do të bëjë trajnimin e stafit për digjitalizim dhe përgatitje për qasje nga publiku.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.