🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,739 ▼ -0.37% ETH $2,243 ▼ -0.28% XRP $1.3448 ▼ -0.64% SOL $84.3300 ▼ -0.75%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Kosova

Bajrami, marrëveshje bashkëpunimi me universitete të njohura amerikane

Në kuadër të bashkëpunimit me universitetet amerikane, ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami sot në shtetin federal Virgjinia është pritur nga presidenti i James Madison University, Jonathan Alger, nga presidenti i Eastern Mennonite University, Loren Swartzendruber dhe nga presidenti i Christopher Newport University, Paul Trible, me të cilët ka nënshkruar memorandume bashkëpunimi.

Siç thuhet në një njoftim për media të MASHT-it, me marrëveshjet e nënshkruara nga ministri Bajrami dhe presidentët e universiteteve është arritur bashkëpunimi për asistencën e këtyre universiteteve në reformimin e sistemit arsimor në Kosovë.

“Me anë të këtyre marrëveshjeve parashihet shkëmbimi dhe mobiliteti i studentëve dhe profesorëve ndërmjet këtyre universiteteve dhe universiteteve publike në Kosovë”.

Përveç marrëveshjeve të nënshkruara, gjatë takimeve në këto universitete të njohura amerikane, bëhet e ditur se ministri Bajrami ka kërkuar që ekspertët nga këto universitete të ndihmojnë universitetet tona në ngritjen e cilësisë, vlerësimin e performancës, menaxhimin e universiteteve dhe në akreditimin e programeve studimore.

Njoftohet gjithashtu se nesër, ministri Bajrami do të ketë takime në Departamentin e Edukimit të Shteteve të Bashkuara dhe do të pritet nga zyrtarët më të lartë të USAID-it, me të cilët do të bisedojë për vazhdimin e përkrahjes së Qeverisë Amerikane në kuadër të programit Lidershipi i Transformuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.