Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,800 ▲ +1.35% ETH $2,240 ▲ +2.04% XRP $1.3471 ▲ +0.58% SOL $84.0700 ▲ +1.08%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Kosova

Bajrami në Prishtinë, Tërnava: Solidaritet me refugjatët sirianë

Besimtarët e fesë islame në Kosovë po shënojnë ditën e Kurban Bajramit. Pas faljes së namazit në xhaminë “Sulltan Mehmet-Fatih”, e njohur si Xhamia e Madhe në Prishtinë, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava përcolli mesazhin e paqes, duke bërë thirrje që njerëzit të jenë solidarë ndaj refugjatëve në nevojë.

Myftiu Tërnava ftoi të gjithë njerëzit që të luten për shuarjen e luftërave dhe konflikteve në botë, që të mbizotërojë arsyeja dhe të parandalohet gjakderdhja.

“Fatkeqësisht, sot bota vuan nga konfliktet e armatosura që sjellin vdekje e padrejtësi. Në këtë ditë të rëndësishme ne lutemi që i madhi Zot të na udhëzojë e mëshirojë, lutemi që sa më parë konfliktet të gjejnë paqen, lutemi që sa më parë populli i Sirisë dhe Irakut të gjejnë paqen dhe qetësinë, ndërsa të dëbuarit, refugjatët nga këto vende të gjejnë solidaritet, humanitetin dhe bamirësinë e popujve të lirë. Nuk guxojmë të jemi indiferentë ndaj asaj që po troket në dyert tona. Nga vujatjet e refugjatëve nga Siria, ftoj të gjithë që të jemi solidarë dhe bamirës me refugjatët e përvuajtur. E kemi urdhër nga Zoti të kujdesemi për ta, e kemi mësim nga vetë porosia e Kurban Bajramit që ka në bazament sakrificën, solidaritetin, e kujdesin e atyre që kanë nevojë”, u shpreh Tërnava.

Duke folur për rëndësinë që ka haxhi dhe kurbani, Tërnava tha se këto të dyja shprehin vlerat më fisnike e më madhështore për shoqërinë.

Ndërsa pas faljes së Kurban Bajramit, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Hashim Thaçi dhe ministrat Avdullah Hoti, Ferid Agani dhe Haki Demolli, vizituan Bashkësinë Islame të Kosovës.

“Jemi këtu që të urojmë myftiun dhe gjithë besimtarët. Gëzohemi për një festë të përbashkët, e cila ndërlidhet me paqen, me sakrificën dhe me besimin që të ndihmojmë njëri-tjetrin, të punojmë bashkë, t’i çojmë proceset tona përpara dhe të kontribuojmë për vendin”,  ka thënë kryeministri Mustafa.

Edhe presidentja Atifete Jahjaga dhe kryeparlamentari Kadri Veseli kanë vizituat Bashkësinë Islame. Po ashtu, nuk ka munguar vizita e Ipeshkvit të Kosovës, imzot Dod Gjergji, ndërkohë që pritja tradicionale në BIK ka vazhduar edhe me personalitete të tjera.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.