Balla: Basha ka 3 çështje të hapura me drejtësinë, të japë llogari
Deputeti i PS-së, njëherësh nënkryetari i grupit parlamentar Taulant Balla nga kryesia e Kuvendit i kërkoi kreut të opozitës, Lulzim Basha të dëshmojë para drejtësisë për tre çështje, që sipas tij, i ka ende të hapura me drejtësinë.
Ai më tej renditi, çështjet për të cilat kërkoi që kryeopozitari Basha të përgjigjet.
“Lulzim Basha duhet të dëshmojë për tradhtinë kombëtare, që si Ministër i Jashtëm i ka bërë Shqipërisë kur i shiti një vendi tjetër hapësirën detare, sovrane, të vendit tonë.Lulzim Basha duhet të dëshmojë për vjedhjen më të madhe në historinë e Shqipërisë sonë, atë që ka bërë si Ministër i Transporteve, plot 230 milionë euro korrupsion në aferën e rrugës Durrës-Kukës. Lulzim Basha duhet të dëshmojë për vrasjen e 4 qytetarëve, ndaj të cilëve ai si Ministër i Brendshëm urdhëroi të qëllohen në mes te bulevardit, pikërisht aty ku ai vetë ishte sot, katër vite më parë më 21 janar 2011.Përsa i përket dëshmive të Lulit si Kryetar Bashkie, ato nuk po i përmend sot pasi qytetarët janë përgatitur t’ia japin përgjigjen vetë më 21 qershor.Deri më sot Lulzim Basha është fshehur, me udhëtime jashtë shtetit dhe raporte mjekësore, por shqiptaret nuk kanë harruar.Lulzim Basha duhet të japë shpjegime përpara drejtësisë shqiptare. Të mos fshihet më, por të dëshmojë pasi asnjë shqiptar nuk ia fal atij as 4 të vrarët, as tradhtinë ndaj kombit, as vjedhjen e 230 milionë euro.Prandaj qytetarët sot duan drejtësi. Dhe drejtësia do bëhet”, shtoi Balla.
Balla falënderoi më tej policinë për masat e marra për mbarëvajtjen e protestës.
“Dua të falenderoj Policinë e Shtetit dhe çdo strukturë ligjvënëse që garantuan mbarëvajtjen e protestës”.