Politika

Balla: PD të vijë në Këshillin e posaçëm, Bregu jep kushtin: Ta drejtojë opozita

Kuvend

Përplasja PD-PS për çështjen e bojkotit dhe të kontributit për procesin e integrimit

balla breguDrafti i qeverisë për ngritjen dhe funksionimin e Këshillit Kombëtar të Integrimit nuk po gjen konsensusin mes opozitës dhe mazhorancës. Drafti i mbërritur në Komisionin përgjegjës, atë të Integrimit, pritet që të shqyrtohet së shpejti, por pa praninë e opozitës, kjo pas përgjigjes negative të kryetares së këtij komisioni për të diskutuar dhe për të miratuar së bashku draft- propozimin e qeverisë. Deputetja demokrate, kryetare e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu, duke iu përgjigjur ftesës së nënkryetarit të komisionit, Taulant Balla, thotë se opozita duhet të ishte në drejtim të Këshillit të Kombëtar të Integrimit. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Bregu thekson se qëndrimi i demokratëve është i qartë në letrën që ajo i ka dërguar ministres Gjosha, ku i sqaron edhe arsyet e refuzimit të pjesëmarrjes në këtë këshill. “Zgjidhni një standard e model europian për funksionimin e këtij Këshilli. Meqenëse strukturat tona në procesin e integrimit janë ngritur sipas modelit kroat, edhe Këshilli Kombëtar le të jetë sipas atij modeli. Të drejtohet nga opozita, me nënkryetar nga shumica e të jetë strukturë tërësisht parlamentare për të siguruar kontrollin parlamentar ndaj qeverisë në këtë proces, por edhe sepse kjo është edhe si një dëshmi e gjithëpërfshirës aq të domosdoshme në favor të integrimit europian si axhendë kombëtare”, i përgjigjet Bregu ftesës së dytë të bërë nga mazhoranca. Ndërsa në mbledhjen e Komisionit të Integrimit të drejtuar nga nënkryetari Taulant Balla, mazhoranca e ftoi sërish opozitën që të jetë pjesë e këtij këshilli, si një organ i rëndësishëm për integrimin e vendit, i cili nuk është aspak politik. Sipas Ballës, ky draft-propozim ka ardhur nga qeveria në vijim të rekomandimeve të dala nga niveli i dialogut të lartë BE-Shqipëri, i cili parashikon drejtim të bashkërenduar, si nga mazhoranca dhe nga opozita. “Ky do të jetë një institucion si Këshill Kombëtar në varësinë e Kuvendit të Shqipërisë, i cili ka lidership politik në kuadër të procesit të integrimit europian”, tha Balla. Ngritja dhe funksionimi i Këshillit Kombëtar të Integrimit pritet që të votohet në seancën parlamentare të datës 20 shtator. Në dokumentin që ka mbërritur pranë Komisionit Parlamentar të Integrimit, ministrja Gjosha sugjeron që ky Komitet të bashkëdrejtohet nga kryetarja e Komisionit të Integrimit, deputetja demokrate, Majlinda Bregu, dhe homologia e saj në Komisionin e Jashtëm, Arta Dade.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button