🌡️
Tiranë 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 115.68 ▲2.91%
ARI 4,665 ▼0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,703 ▼ -0.71% ETH $2,106 ▼ -1.14% XRP $1.3114 ▼ -1.92% SOL $79.7400 ▼ -2.63%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 115.68 ▲2.91 % ARI 4,665 ▼0.42 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 115.68 ▲2.91 % ARI 4,665 ▼0.42 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Bota

Ballkani Perëndimor, Hahn: Vendet të marrin përgjegjësinë e reformave

Për Bashkimin Europian, Ballkani Perëndimor “është një angazhim real, dhe jo një lojë gjeopolitike”. Kështu është shprehur eurokomisioneri për zgjerimin, Johannes Hahn.

Në një intervistë ekskluzive pë Euractiv,Hahn u pyet nëse mund të ketë një lojë gjeopolitike pas trendit në rritje të rrugëve pa krye, në Ballkanin Perëndimor, me bojkotet parlamentare në Shqipëri dhe Maqedoni, entitetet në Bosnje dhe Hercegovinë. Përgjigja e tij ishte diplomatike.

“Pra, për BE-në Ballkani Perëndimor është një angazhim real, me rezultate konnkrete dhe jo një lojë gjeopolitike. Sigurisht, ne nuk mund të bëjmë punën e autoriteteve të vendit. Të gjitha këto vende duhet të marrin përgjegjësinë e reformave. Ritmi i përparimit është në duart e tyre”, u shpreh Hahn.

BE e ka prioritet kyç këtë rajon pasi është investitori dhe partneri tregtar më i madh në këtë rajon.

“Duke folur për rajonin e gjerë, Ballkani Perëndimor nuk është vetëm prioriteti kyç për BE, por janë pjesë e familjes së BE. BE është investitori dhe partneri tregtar më i madh në këtë rajon, duke ndihmuar në përmirësimin e sistemit edukativ dhe mbrojtjen e mjedisit, duke krijuar kushte më të mira për sipërmarrje dhe punësim, duke luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Edhe pse BE nuk është vetëm duke njohur rëndësinë e rajonit, ne jemi në pozicion unik për të trajtuar sfidat e saj. Dhe teksa rajoni integrohet me BE, përfitimet e këtij procesi janë të dukshme”, ka thënë Hahn.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.