Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 97.07 ▲2.82%
ARI 4,742 ▼0.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,050 ▼ -1.24% ETH $2,190 ▼ -2.42% XRP $1.3421 ▼ -2.75% SOL $82.5300 ▼ -3.7%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.07 ▲2.82 % ARI 4,742 ▼0.75 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.07 ▲2.82 % ARI 4,742 ▼0.75 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
09 Apr 2026
Breaking
Futbolli ne Kosove

Ballkani turpërohet nga Dukagjini në gjysmëfinale

Dukagjini i Klinës i shënoi dy gola në pjesën e parë dhe një tjetër në minutat shtesë ndaj Ballkanit dhe ka bërë hap të madh drejt finales së Kupës së Kosovës në futboll.

Dukagjini i udhëhequr nga trajneri Arsim Thaqi e turpëroi Ballkanin pas fitores 3:0 të mërkurën pasdite në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Tani i duhet edhe pak punë në ndeshjen kthyese për të bërë vend në një tjetër finale të Kupës.

Ndeshja kthyese e gjysmëfinales luhet më 22 prill në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

Hekuran Berisha shënoi supergol në minutën e tetë të ndeshjes. Ai pranoi top me kokë nga Mërgim Pefqeli dhe me gjuajtje të fuqishme e të saktë, realizoi për 1:0.

Pak para fundit të pjesës së parë, Dukagjini fitoi penallti. Prekja e topit me dorë në zonë nga Bajram Jashanica u konfirmua edhe me VAR. Dhe i saktë nga pika e bardhë ishte Pefqeli, në minutën e 37-të. Në aksionin e fundit të ndeshjes shënoi edhe Meris Maliqi. Maliqi pas një kundërsulmi të shpejtë, doli i vetëm përballë portierit kundërshtar në minutën e 96-të. E plasoi bukur topin në rrjetë për fitoren e madhe.

Dukagjini mund ta arrijë finalen e katërt. Në tri finalet e kaluara u mposht nga Prishtina në edicionin 1994/95, nga Flamurtari në edicionin 1995/96 dhe nga Llapi në sezonin 2020/21.

Ballkani ndërkohë e ka një finale të Kupës së Kosovës të humbur në edicionin 2019/20 nga Prishtina, ndërsa po ndaj Prishtinës kishte triumfuar në sezonin 2023/24.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.