☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,098 ▲ +0.37% ETH $2,286 ▲ +2.14% XRP $1.3544 ▲ +0.04% SOL $84.9100 ▲ +0.31%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
12 Apr 2026
Breaking
Bota

Balotazhi në Francë: Macron përballë Le Pen

Ministria e brendshme e Francës ka kumtuar rezultatet zyrtare të zgjedhjeve presidenciale në Francë, në bazë të 97% të votave të numëruara. Centristi Emmanuel Macron kryeson me 23.86% të votave i pasuar nga kandidatja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, me 21.43% të votave.

Këta dy kandidatë do të përballen në raundin e dytë të zgjedhjeve me 7 maj. Kandidatët e tjerë morën këto përqindje të votave: kandidati republikan, Francois Fillon, mori 19.94% të votave, kandidati ultra i majtë, Jean Luc Melenchon, mori 19.62% të votave ndërsa kandidati socialist, Benoit Hamon, mori vetëm 6.35% të votave ani se presidenti aktual në Francë, Francois Hollande, është nga kjo parti. Në zgjedhje morën pjesë edhe 6 kandidatë të tjerë me përqindje të vogël të votave, raporton Gazeta Express.

Mediat raportojnë se këto janë zgjedhjet e para presidenciale franceze në disa dekada ku nuk do të ketë pjesmarrje në balotazh të partive tradicionale franceze që dhanë presidentë, republikanët dhe socialistët.

E veçanta tjetër e këtyre zghedhjeve ishte saktësia e madhe e sondazheve të agjensive të ndryshme që ishin mjaft të përpikta në parashikimet e tyre. Të gjitha sondazhet i kishin dhënë përparësi fituesit të raundit të parë, Emmanuel Macron, me rreth 24% të votive, ndërsa për Le Pen parashikimi ishte në 22%.

Sondazhet parashikojnë një fitore të lehtë të Macron ndaj Le Pen, me rezultat 64% ndaj 36% në favor të kandidatit centrist në përballjen e tyre në balotazh me 7 maj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.