☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,038 ▲ +0.24% ETH $2,284 ▲ +1.9% XRP $1.3540 ▼ -0.07% SOL $84.7600 ▼ -0.05%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
12 Apr 2026
Breaking
Kronika

Bandat shqiptare në Londër, lidhje me baronët drogës të Amerikës Latine

Përfaqësuesit shqiptarë të botës së krimit në Britani të Madhe po rrisin së tepërmi influencën e tyre brenda botës së krimit të organizuar në ishull, sipas Agjencisë britanike të Luftës kundër Krimit, NCA.

Sipas kësaj agjencie, grupet kriminale shqiptare që operojnë në Britani janë të lidhura ngushtë me trafikantët e drogës në Amerikën e Jugut.

Trafikantët shqiptarë kanë vendosur lidhje të drejtpërdrejta me furnizuesit e tyre me kokainë nga Amerika Latine. NCA është në dijeni të këtyre lidhjeve të grupeve të strukturuara kriminale shqiptare që kanë mbërritur së fundmi në ishull.

Këto grupe, sipas NCA, po e zgjerojnë rrjetin e influencës brenda botës së krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Këto konkluzione të agjencisë, e njohur si FBI-ja britanike, publikohen në kohën kur shtypi vendas shkruan edhe për depërtimin e trafikantëve të seksit në Britani, të cilët reklamojnë pasuritë dhe të ardhurat e tyre kriminale në rrjetet sociale si Facebook dhe Instagram.

Tabloidët e mëdhenj britanikë si “The Sun” dhe “Daily Mail” kanë botuar foto të ndryshme shqiptarësh të dënuar që janë arrestuar pasi janë mburrur tek miqtë dhe familjarët e tyre duke hedhur në rrjetet sociale foto me dëngje parash, produkt i veprimtarisë kriminale në Britani.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.