Ekonomia

Banka e Shqipërisë: Dy dy masa për 2017-ën ndaj 35 kredimarrëseve të këqij

Në kuadër të uljes se mëtejshme të kredive me probleme Banka e Shqipërisë do të ketë në fokus këtë vit trajtimin e 35 korporatave të mëdha që mbajnë me shumë se 65 për qind të kredisë së pakthyer në Banka.

Në një raport të posaçëm, Autoriteti Qendror Bankar tha se këtë vit do të thellohet zbatimit i planit kombëtar të masave për adresimin e kredive me probleme.

Dy nga çështjet më të rëndësishme të këtij plani, të cilat përbëjnë angazhim të drejtpërdrejtë të Bankës së Shqipërisë, janë zgjidhja e 35 kredimarrësve të mëdhenj, si dhe ristrukturimi jashtëgjyqësor i borxhit.

Banka e Shqipërisë njofton se në bashkëpunim me Bankën Botërore, duke ndjekur edhe eksperiencat ndërkombëtare për trajtimin e këtyre problemeve, së shpejti pritet të finalizohen dy produkte të rëndësishme: udhëzimi për ristrukturimin e kredive, i cili do të rishikojë tërësisht udhëzuesit aktualë sipas parimeve më të mira ndërkombëtare; dhe, krijimi i një kuadri formal për bashkëpunim midis bankave për adresimin e problematikave të kredimarrësve të përbashkët.

Në këtë drejtim Banka ka sqaruar se ka komunikuar me bankat e sistemit, duke trajtuar çështjen e cilësisë së portofolit si në drejtim të trajtimit të kredimarrësve me probleme, ashtu edhe të fshirjes së kredive të kategorizuara të humbura sipas detyrimit rregullativ të përcaktuar.

Njëkohësisht, ajo ka kërkuar hartimin dhe paraqitjen e Planeve të Rimëkëmbjes e të Zgjidhjes për kredimarrësit e mëdhenj të çdo banke, siç përcaktohet edhe në kuadrin rregullativ përkatës për administrimin e rreziqeve të mëdha. Në fund të vitit 2016, bankave u është kërkuar edhe Raporti Vjetor, 2016 ,

Në dhjetor 2016, kreditë me probleme zinin 18.3% të portofolit të kredisë, duke ruajtur një raport pothuajse të njëjtë me një vit më parë. Rritja e këtij raporti në nëntë muajt e parë të vitit, u kompensua pozitivisht në tremujorin e fundit të vitit, ku ulja e kredive me probleme solli rënien e raportit.

Gjatë vitit 2016, bankat kanë qenë më pak aktive ndaj procesit të fshirjes së kredive “të humbura” nga bilancet e tyre, duke larguar nga bilancet një portofol prej 14.6 miliardë lekësh. Krahas ndryshimeve në disa akte rregullative të Bankës së Shqipërisë, fundi i vitit solli edhe miratimin në Kuvend të disa përmirësimeve ligjore të rëndësishme, ku veçojmë ligjin “Për falimentimin” dhe ndryshimet në ligjin “Për zyrat e përmbarimit”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button