☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 100.12 ▼1.24%
ARI 4,749 ▲1.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,569 ▲ +3.31% ETH $2,133 ▲ +5.31% XRP $1.3511 ▲ +3% SOL $83.3500 ▲ +3.23%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 100.12 ▼1.24 % ARI 4,749 ▲1.5 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 100.12 ▼1.24 % ARI 4,749 ▲1.5 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Banka e Shqipërisë: Tendencat e konsumit drejt prodhimit vendas

banka-e-shqiperise1-300x199Vrojtimet e besimit të zhvilluara nga Banka e Shqipërisë tregojnë zhvendosje të preferencës së konsumatorit shqiptar drejt mallrave të prodhuara në vend.

Pavarësisht përmirësimit në tremujorin e tretë, vrojtimi i besimit të konsumatorit raporton se balanca e “blerjeve të mëdha” ka mbetur poshtë mesatares historike. Preferenca për mallra konsumi të importuara ka vijuar të bjerë gjatë vitit që shkoi referon banka e Shqipërisë në raportin vjetor të 2014.

Konsumi privat u ndikua pozitivisht nga rritja e besimit, nga zhvillimet pozitive në tregun e punës dhe nga normat e ulëta të inflacionit që mbështesin të ardhurën reale.

Rritja e kredisë konsumatore, lehtësimi i standardeve të kreditimit dhe rritja e të ardhurave në formën e remintancave, kanë ndikuar pozitivisht financimin e konsumit.

Banka referon se, rritja ekonomike u mbështet nga kërkesa e brendshme e sektorit privat. Përmirësimi i treguesve të besimit, i bilanceve dhe kushtet monetare stimuluese kanë ndihmuar në rikuperimin e saj gjatë vitit 2014.

Rritja e konsumit privat – komponentit me peshën kryesore në kërkesën agregate – u reflektua në rritjen e shpenzimeve për mallra të përditshme dhe në rritjen e kërkesës për shërbime.

Rritja e konsumit të mallrave të përditshme sugjerohet nga rritja e indeksit të tregtisë me pakicë (me 5.4% gjatë nëntëmujorit të parë të vitit 2014) dhe rritja e treguesit të besimit në tregti në tremujorin e katërt. Nga ana tjetër, konsumi i mallrave të qëndrueshme nuk ka shënuar rritje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.