Kronika

Banorët futen me forcë në Bashki, Gjika i frenon: Do kërkoj të shpërbleheni, por Trans-ballkanikja do të bëhet

Disa qytetarë vlonjatë, të irrituar nga vendimi i Qeverisë për t’u shembur shtëpitë në segmentin ku do të kalojë Rruga Trans-ballkanike, kanë hyrë me forcë sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Vlorës, duke u përleshur me policinë e rendit e deri edhe me kreun e kësaj Bashkie, Shpëtim Gjikën. Disa prej tyre kanë arritur madje edhe të zënë vend në sallën e Këshillit.

Kryetari-i-Bashkise-se-Vlores-Shpetim-Gjika--525x350Sipas gazetarit Enrik Mehmeti, rreth 130 familjet që jetojnë në atë lagje janë të varfra dhe kanë kërkuar të dëmshpërblehen me vlerën reale të tregut për shtëpitë që do t’iu prishen.

Banorët janë ndalur nga Gjika, që u ka kërkuar atyre të krijojnë një përfaqësi dhe të hyjë në bisedime me ta, në të kundërt, ai nuk do të pranojë t’i dëgjojë në të tilla kushte.

“Një formë e tillë nuk është normale, – tha Gjika duke u ulur në tryezë. – Ju jetoni në një lagje që qeveria shqiptare, si qendrorja në Tiranë dhe kjo vendorja këtu në Vlorë, është e interesuar për të ndërtuar infrastrukturën rrugore. Më në fund kjo qeveri i gjeti fondet financiare për të ndërtuar rrugën që i shërben zhvillimit të qytetit dhe krahas fondit të rrugës, është gjetur edhe fondi për shpronësimin tuaj. Ju mos prisnin që unë t’i them Qeverisë se nuk do ta bëj këtë rrugë. Unë ketë nuk e them por specialistët e mi këtu në bashki kanë punuar me mish e me shpirt që të kapin vlerën e shpronësimit e para 31 dhjetorit.

Tani, ju jeni në dy momente: Për ata që kanë gjithë dokumentin e plotë dhe janë në VKM me vlerat përkatëse sipas ligjeve në fuqi, për të cilat, cilido që nuk është dakord, ka të drejtë ta çojë në gjykatë. Pproblemi më i madh është ai i objekteve që nuk e kanë dokumentacionin dhe janë në proces legalizimi, të cilët, sipas ligjit, nuk përfitojnë nga shpronësimi.

Ndaj, ne do të bëjmë një kërkesë në Qeveri dhe në parlament, që të bëhet një kapërcim në ligjin e legalizimeve me qëllim që edhe ju të përfitoni shpronësim. Unë që sot do t’ia përcjell këtë kërkesë Kryeministrit por në gjë marr përsipër të jap me siguri se rruga do të bëhet dhe në asnjë vend nuk do të bëhet pengimi i saj,”- tha Gjika.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button