🌤️
Tiranë 5°C · Kryesisht kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 91.68 ▲4.03%
ARI 4,325 ▼1.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,619 ▲ +3.86% ETH $2,141 ▲ +4.17% XRP $1.4167 ▲ +2.25% SOL $90.5100 ▲ +4.88%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.68 ▲4.03 % ARI 4,325 ▼1.88 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.68 ▲4.03 % ARI 4,325 ▼1.88 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Politika

Basha: BE, shuplakë Ramës para zgjedhjeve

Kreu i PD-së, Lulzim Basha e ka cilësuar si një shuplakë për qeverinë opinionin e Këshillit të ministrave të Jashtëm të BE duke lënë pa datë e afat negociatat mes vendit tonë dhe BE-së.

Basha tha pas mbledhjes së grupit parlamentar se kjo është një provë e fortë se gjendja në vend është shumë e rëndë dhe provë se as populli e askush nuk gënjehet me mashtrime boshe.

Lajmi i mirë është se duke mos lënë shteg për interpretim çmonton spekulimet e deritanishme mbi problemet e rënda që po përballet vendi dhe hap rrugën për marrjen e përgjegjësive. Duke mohuar problemet me drogë, korrupsion dhe mosmarrje përgjegjësive për zgjedhjet, 6 muaj para zgjedhjeve BE i jep shuplakë qeverisë se nuk ka plotësuar kriteret, se ka probleme me drogën, korrupsionin dhe krimin”, tha Basha.

Ai theksoi se ai vetë dhe PD do marrë përgjegjësitë e plota për Vettingun dhe reformën sipas kushtetutës dhe largimin e kriminelëve nga politika.

Unë dhe PD do marrim përgjegjësitë e plota për zbatimin e ligjit të vettingut dhe reformës në drejtësi sipas përcaktimeve kushtetuese. Për largimin e kriminelëve nga politika sipas ligjit të dekriminalizimit, për luftë pa kompromis kundër drogës, krimit dhe korrupsionit dhe për të garantuar zgjedhje të lira dhe ndershme për shqiptarët. Ne do heqim këto pengesa për integrimin që janë njëkohësisht edhe pengesa kryesore për mirëqënien e shqiptarëve sot”, tha kreu i PD.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.