Basha: Do bllokojmë seancën parlamentare të enjten, mazhoranca të reflektojë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, doli në një deklaratë për mediat pasditen e të mërkurës, pas takimit me grupin parlamentar të PD-së. “Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin përsëri refuzon të cojë në Gjykatën Kushtetuese heqjen e mandatit të deputetit te PS-se, Rakip Suli, pasi ka përfituar miliona euro nga banda e OSHEE. Është pra një strategji e Edi Ramës për të goditur thelbin e marrëveshjes së 24 dhjetorit 2014, të arritur me ndihmën e Parlamentit Europian, të Populloreve dhe Socialistëve Eropiane, që ka të bëjë me reformat kyçe për vendi, siç është dekriminalizimi, qe është përshëndetur dy jave përpara nga Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, në Tiranë”.
“Pse ky provokim edhe tani kur Komisioni i Venecias ka sjellë opinionin e dytë për reformën në drejtësi. Kjo është një lojë perfide e Edi Ramës me anë të cilës kërkon t’i shpëtojë reformës në drejtësi, ai kërkon t’i shpëtojë Byrosë Kombëtare të Hetimit, kërkon t’i shpëtojë një drejtësie të pavarur, pasi e di se një drejtësi e pavarur ka 12 shkaqe të njohura publikisht për ta marrë atë të pandehur dhe për ta çuar para drejtësisë”, tha Basha.
Basha theksoi se “Në grupin parlamentar kemi diskutuar gjatë dhe vendimi është bllokimi i seancës së nesërme parlamentare nga grupi i PD-së nëse mazhoranca nuk reflekton, pasi nesër është edhe afati i fundit për të kaluar aktin e ligjit të dekriminalizimit. Nëse Edi Rama pezullon ligjërisht dhe jo vullnetarisht Armano Prengen, nese refuzojnë që ta dërgojnë ne Gjykatën Kushtetuese ceshtjen e tre mandatet te deputetëve që kanë përfituar miliona pasuri puublike, Koço Kokthimës, Rakip Sulit dhe Valentina Leskajt, nëse Edi Rama refuzon t’i jape fund trasparencës për hetim parlamentar të serverit të tatimeve dhe të administratës. Por, Edi Rama me aktet e sotme e ka bërë zgjedhjen. Ai kërkon të ndalojë dekriminalizimin në mënyrë që kriminelet që kanë ardhur në pushtet dhe po qeverisin t’i ketë në krah. Ai kërkon që milionat e taksave të shqiptarëve të vazhdojnë të përfundojnë në xhepat e ministrave dhe deputeteve dhe ligji të mos veprojë”.
“Ai do të përballet me vendosmërine tonë në parlament, sikur dhe i jap fjalën se nuk do të shpëtoje dot nga një drejtësi e reformuar, nje Prokurori e reformuar, nga një kapacitet hetuesish në nivele të larta, pasi Venecia ka folur qartë, na ka dhënë të drejtë dhe heret a vonë Prokuroria speciale antikorrupsion do të ketë te bëjë me shkaktarin e kësaj krize, që është Edi Rama”, përfundoi Basha.
Basha, mose haro te porositesh deputet e PD, te mbushin cantat me veze e domate, sic vepruat te enjten e kaluar. E kemi pare dhe eshohim cdo dite, se si kerkoni me cdo kusht te sabotohet rreforma ne drejtesi, sepse keshtu u intereson atyre qe te komandojne ty, Hiqni dore nnga dhuna dhe bojkoti, vini interesin e qytetareve dhe jo interesave tuaja. Mose merni shembull sjelljen rrugacerore te opozites Kosovare, qe ka me shume se gjashte muaj qe sabotojne punimet e kuvendit. Ne presim ndryshime dhe shtet ligjor, ju nxirni njemije enje klecka dhe justifikime. Edhe ne, qe jetojme jashte e dime qe ne dreftin per dekriminalizimin dhe rreformen ne drejtesi e konsulenca dhe ana financjare eshte e SHBA, BE, po ju thote perdite qe miratoni rreformen , ju mereni me llafe. Jini bere si dy kaposha maje plehut, e idhni e prisni, si lojen e kungulleshkes, vetem e vetem te fitoni kredo politike. PO sa me shume llogje te beni,aq me shume e humbeni besimin tone si qytetare. Prandaj, mose pengoni rreformen, eshte kushti kryesor, per te hapur negocjatat, per pranimin ne BE.
Ne parlamentin europian ka sot 406 perfaqesues te popullit.
Ligjet qe miratohen atje prekin 500 Millione Njerez ne 28 Shtete dhe me 24 Gjuhe Zyrtare.
Sa per kujtese: 28 Parlamente nationale me kush e di se sa parti pjesemarrese ne to.
Hej, ata jane krenare per gjetjen e zgjidhjeve te perbashketa megjthe diversitetin gjuhesor, mental, traditional, fetar, national, politik etj..
Ne historine e tyre, Shqipetaret e kane bere e ata jane te afte ta bejne kete me sukses te plote.
Jam krenar per ju. E di qe ju do te gjeni nje zgjidhje te shpejte.