☁️
Tiranë 13°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,649 ▲2.19%
DOW 46,698 ▲2.46%
NASDAQ 22,177 ▲2.45%
NAFTA 87.07 ▼11.36%
ARI 4,475 ▼2.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $71,171 ▲ +3.39% ETH $2,172 ▲ +4.42% XRP $1.4607 ▲ +4.54% SOL $91.5000 ▲ +4.79%
S&P 500 6,649 ▲2.19 % DOW 46,698 ▲2.46 % NASDAQ 22,177 ▲2.45 % NAFTA 87.07 ▼11.36 % ARI 4,475 ▼2.18 % S&P 500 6,649 ▲2.19 % DOW 46,698 ▲2.46 % NASDAQ 22,177 ▲2.45 % NAFTA 87.07 ▼11.36 % ARI 4,475 ▼2.18 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Politika

Basha: Inflacioni i ulët, konfirmim i krizës ekonomike

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një deklarate ka denoncuar se, fuqia blerëse e shqiptarëve dhe konsumi vazhdojnë të bien në rënie të lirë.

“Sipas INSTAT-it nën kontrollin qeveritarm, norma vjetore e inflacionit për muajin prill 2016 rezultoi 0.3%, tregues i kërkesës së dobët. Ndërkohë që edhe dy muajt e mëparshëm kanë rezultuar përkatësisht 0.2% dhe 0.3%”, ka deklaruar Basha.

Por edhe pse inflacioni është shumë i ulët, ka vijuar ai, çmimet që prekin shqiptarët janë rritur e konkretisht për shërbimin arsimor me 4.8%, për frutat me 22.3%, për zarzavatet me 6.1%.

“Shifrat qeveritare, edhe pse të kuruara, rikonfirmojnë atë që çdo shqiptar e ndjen në lëkurë dhe e ka të shkruar në sy: krizën e thellë ekonomike, papunësinë dhe varfërinë, që janë pasoja të drejtëpërdrejta të korrupsionit dhe vjedhjes qeveritare në tatime, dogana dhe prokurime, si dhe e taksave të larta dhe arbitraritetit të pafre ndaj biznesit dhe fermerëve”, ka thënë Basha.

Zgjidhja për këtë situatë, sipas tij, është Shqipëria e taksave të ulëta, që lufton korrupsionin në dogana e tatime dhe do t’i kthejë frymëmarrjen financiare konsumatorit dhe biznesit.

“Zgjidhja është Shqipëria që investon buxhetin për rroga dhe pensione më të larta, subvencione për bujqësinë dhe vende të reja pune përmes investimeve publike dobiprureëe dhe jo luks qeveritar e palma korrupsioni. ‎Shqipëria është më mirë pa Edi Ramën”, ka shtuar Basha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.