☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 27 May 2026
S&P 500 7,519 ▲0.61%
DOW 50,462 ▼0.23%
NASDAQ 26,656 ▲1.19%
NAFTA 90.16 ▼3.97%
ARI 4,518 ▼0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1633 EUR/GBP 0.8645 EUR/CHF 0.9136 EUR/ALL 95.4953 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4360 EUR/TRY 53.3932 EUR/JPY 185.22 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1633 EUR/GBP 0.8645 EUR/CHF 0.9136 EUR/ALL 95.4953 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4360 EUR/TRY 53.3932 EUR/JPY 185.22 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $75,948 ▼ -1.03% ETH $2,086 ▼ -0.72% XRP $1.3326 ▼ -0.92% SOL $83.8900 ▼ -0.98%
S&P 500 7,519 ▲0.61 % DOW 50,462 ▼0.23 % NASDAQ 26,656 ▲1.19 % NAFTA 90.16 ▼3.97 % ARI 4,518 ▼0.37 % S&P 500 7,519 ▲0.61 % DOW 50,462 ▼0.23 % NASDAQ 26,656 ▲1.19 % NAFTA 90.16 ▼3.97 % ARI 4,518 ▼0.37 %
EUR/USD 1.1633 EUR/GBP 0.8645 EUR/CHF 0.9136 EUR/ALL 95.4953 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4360 EUR/TRY 53.3932 EUR/JPY 185.22 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1633 EUR/GBP 0.8645 EUR/CHF 0.9136 EUR/ALL 95.4953 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4360 EUR/TRY 53.3932 EUR/JPY 185.22 EUR/CAD 1.6061
27 May 2026
Breaking
Bota

OKB: Kriza klimatike po përkeqësohet, ndërsa çekuilibri energjetik rritet

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për meteorologjinë ka paralajmëruar se gjendja e klimës globale po përkeqësohet, me treguesit kryesorë që vazhdojnë të lëvizin në drejtim negativ.

Sipas raportit të fundit të Organizatës Botërore Meteorologjike (WMO), ka pak vend për optimizëm për të ardhmen e klimës.

Raporti thekson se çekuilibri midis energjisë që Toka merr nga dielli dhe asaj që kthen në hapësirë po rritet me shpejtësi.

Ky fenomen konsiderohet një tregues kyç i ndryshimeve klimatike dhe, për herë të parë, është vënë në qendër të analizës së WMO-së.

Ndërkohë, temperaturat globale vazhdojnë të rriten, oqeanet po ngrohen gjithnjë e më shumë, ndërsa akujt dhe akullnajat po shkrihen me ritme të përshpejtuara.

Po ashtu, përqendrimi i gazeve serrë në atmosferë ka arritur nivele rekord, të papara për të paktën 800 mijë vjet.

Zëvendësdrejtoresha e përgjithshme e WMO-së, Ko Barrett, theksoi se nuk ka vend për të mohuar realitetin, duke paralajmëruar se treguesit aktualë nuk japin shumë shpresë. Edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, e cilësoi situatën si emergjencë, duke thënë se planeti po shtyhet përtej kufijve të tij.

Sipas raportit, periudha 2015–2025 rezulton të jetë më e nxehta në historinë e matjeve, ndërsa viti i kaluar ishte ndër më të ngrohtët e regjistruar, me temperatura mesatare rreth 1.43 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale. Një pjesë e madhe e energjisë së tepërt, mbi 91%, depozitohet në oqeane, duke përshpejtuar ngrohjen e tyre.

Sipas të dhënave, ritmi i ngrohjes së oqeaneve është më shumë se dyfishuar në dekadat e fundit, duke thelluar më tej krizën klimatike globale./  /Ad.Ab./  a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.