☁️
Tiranë 12°C · Vranët 16 March 2026
S&P 500 6,704 ▲1.08%
DOW 46,945 ▲0.83%
NASDAQ 22,406 ▲1.36%
NAFTA 94.55 ▼4.21%
ARI 4,999 ▼1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $74,194 ▲ +3.46% ETH $2,337 ▲ +10.84% XRP $1.5356 ▲ +8.31% SOL $94.8600 ▲ +7.1%
S&P 500 6,704 ▲1.08 % DOW 46,945 ▲0.83 % NASDAQ 22,406 ▲1.36 % NAFTA 94.55 ▼4.21 % ARI 4,999 ▼1.24 % S&P 500 6,704 ▲1.08 % DOW 46,945 ▲0.83 % NASDAQ 22,406 ▲1.36 % NAFTA 94.55 ▼4.21 % ARI 4,999 ▼1.24 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Politika

Basha: Me votën e 21 qershorit, ulim taksat për të rikthyer punën

basha devollKryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mori pjesë në mbylljen e fushatës elektorale në Devoll. Zoti Basha ka kërkuar votat për kandidatin e PD, Bledion Nallbati dhe Partinë Demokratike për të ndalur të keqen dhe babëzinë qeveritare e cila ka arritur deri aty sa të vjellë dhe lekët e kompensimit të ilaçeve për të sëmurët. Asnjë investim në shërbim të qytetarëve, asnjë vend të ri pune s’kanë hapur, asnjë shkollë e re dhe buxhetit të shtetit i mungojnë 150 milionë dollarë në 5 muaj.

“A e dini që vetëm në 5 muaj ju mungojnë 150 milionë dollarë në dogana e tatime? Po ku janë taksat? Pse nuk janë në arkën tonë të përbashkët, pse nuk kthehen në shkolla, kopshte, çerdhe, në rrugë, pse nuk kthehen në subvencione për bujqësinë, siç patën premtuar, pse nuk kthehen në rritje rrogash e pensionesh, siç patën premtuar, pse nuk kthehen në vende pune, siç patën premtuar? Sepse janë kthyer dhe kthehen në vila, kështjella, hotele dhe luks për oligarkinë” – theksoi zoti Basha.
Në 21 qershor, tha zoti Basha me votën e bashkuar, të majtë e të djathtë do t’i kthejmë vendit shpresën, do të miratojmë ofertën e re që u jep zgjidhje problemeve të qytetarëve, ulje taksash, ulje të çmimit të energjisë, falje të kamatë-vonesave, mbështetje për bizneset që hapin vende pune, etj.
“Se me votën tuaj, ne do të bëjmë realitet premtimet tona, ne do të ulim me 25% çmimin e energjisë, do të falim kamatë-vonesat, ne do të ulim taksat kombëtare, do të ulim çmimin e naftës me 240 lekë për litër, taksë shtesë që shtoi Edi Rama. Familjeve të pamundura shqiptare u them sot se zgjidhja e problemeve tuaja kërkon punë e përkushtim, por se me votën tuaj ne do ta nisim duke i bërë më të lira ushqimet e shportës për ju, për të bërë më të mundur mbylljen e ditës, mbylljen e muajit për ju. Nuk do të ndalemi këtu. Do të heqim taksat për bizneset që punësojnë të rinj, do të ulim taksat për sipërmarrjen që punëson, do të ulim taksat mbi të ardhurat personale për të rikthyer punën, punësimin dhe paga dinjitoze, në qendër të vëmendjes sonë” – deklaroi zoti Basha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.