☁️
Tiranë 10°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 102.52 ▲1.12%
ARI 4,704 ▲0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,324 ▲ +1.29% ETH $2,111 ▲ +2.62% XRP $1.3418 ▲ +1.55% SOL $83.5200 ▲ +0.58%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.52 ▲1.12 % ARI 4,704 ▲0.55 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.52 ▲1.12 % ARI 4,704 ▲0.55 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Politika

Basha- Mogherini: Mirënjohje Italisë për mbështetjen pa rezerva ndaj Shqipërisë

Lulzim-Basha-ne-samitin-e-PPEKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua me Ministren e Jashtme të Italisë, Federica Mogherini, e cila ndodhet në një tur vizitash në rajon në kuadër të marrjes nga Roma zyrtare të Presidencës së Bashkimit Europian.

Basha shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen që ka treguar Italia mike në këto 23 vite për vendin tone. Partia Demokratike e konsideron marrjen e statusit si një mundësi të madhe për Shqipërinë dhe është e vendosur të japë kontributin e saj në këtë drejtim, theksoi ai.

Për situata politike në vend, Basha u shpreh se “ka degjeneruar në parametrat e një krize të gjithanshme për shkak të zhbërjes nga dyshja Rama-Meta të standarteve demokratike”, duke u ndalur në rastet konkrete të kapjes së institucioneve dhe ndërprerjes së paligjshme të mandateve ligjore e kushtetuese si për kreun e ILDKP, AMA, INSTAT dhe së fundmi dhe Shkollën e Magjistraturës”.

Basha i bëri të ditur ministres së Jashtme italiane se “sfiduesja më e madhe e ligjit në vend është vetë qeveria, e cila nuk respekton dhe nuk zbaton vendimin e gjykatave, duke nisur nga ato të Gjykatës Kushtetuese, si në rastin e Ligjit për Nëpunësin Civil, për kompetencat e INUK, për komisionet hetimore parlamentare dhe qindra vendime të tjera të gjykatave të vendit”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.