🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 13 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 99.31 ▲3.74%
ARI 5,023 ▼2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700
₿ CRYPTO
BTC $71,263 ▲ +1.46% ETH $2,108 ▲ +2.37% XRP $1.4013 ▲ +2.06% SOL $88.6700 ▲ +2.82%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 99.31 ▲3.74 % ARI 5,023 ▼2 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 99.31 ▲3.74 % ARI 5,023 ▼2 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700
13 Mar 2026
Breaking
Politika

Basha në Delvinë: Dematoza bën kërdinë, Rama merr avionin e shikon ndeshje

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi takime me strukturat e partisë neëDelvinë, ku sërish akuzoi qeverinë për gjendjen e mjeruar të sistemit të shëndetësisë dhe situatës ekonomike në vend.

Në këto 3 vite janë dhënë 1 miliardë dollarë për shëndetësinë, por jo vetëm që nuk është shpenzuar asnjë lek për përmirësimin e shërbimit i cili është përkeqësuar, por paratë kanë shkuar në 2-3 klientë të Edi Ramës. Ndërkohë që Shqipëria po lëngon nga papunësia, nga varfëria, nga padrejtësia dhe po zbrazet nga rinia, nga qytetarët, nga të papunët por edhe nga profesionistët, kur populli është i përmbytur, Edi Rama merr avionin për eskpozitë në  Nju Jork.  Sëmundja e dermatozës nodulare bën kërdinë tek fermerët në zona të tëra të Shqipërisë, Edi Rama merr avionin dhe shikon ndeshje sporti. Shqiptarët kërkojnë atë që është e tyrja dhe u takon, kërkojnë Shqipërinë, resurset e Shqipërisë, buxhetin e Shqipërisë të përdoret për shqiptarët, të përdoret për shumicën”, tha Basha.

Partia demokratike, siç thotë Basha, ka qenë gjithnjë prijesë e ndryshimeve në Shqipëri dhe koha për një të tillë ka ardhur sërish.

Kurrë Partia Demokratike nuk ka qënë në bisht të ndryshimit. Gjithmonë i ka prirë asaj. Ndaj sot jemi mbledhur këtu, jo vetëm për të ndarë dhe diskutuar hallet dhe problemet e përditshme, por edhe rrugët e zgjidhjes që kalojnë përmes platformës tonë të kthimit të pushtetit tek qytetarët, të kthimit të Delvinës tek banorët e Delvinës, të kthimit të Shqipërisë tek shqiptarët. Por po kështu për të vendosur kursin e aksionit tonë politik që do të mundësojë që ky konsensus i madh qytetar të kthehet në një energji politike, të kthehet në një bashkësi të madhe që tejkalon konturet e partisë tonë politike dhe kështu me votë të largojmë qeverinë e pakicës dhe t’ia kthejmë qeverisjen dhe Shqipërinë shumicës, qytetarëve, shqiptarëve. Bashkimi dhe hapja janë në funksion të njohjes së realitetit, të vërtetave të qytetarëve. Atë që nuk e bën Edi Rama, atë që nuk e bën dot ai, ne duhet ta bëjmë me çdo kusht. Ne duhet të njohim realitetin ku jetojnë bashkëqytetarët tanë”, theksoi Lulzim Basha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.