Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 16 March 2026
S&P 500 6,704 ▲1.08%
DOW 46,986 ▲0.92%
NASDAQ 22,404 ▲1.35%
NAFTA 94.72 ▼4.04%
ARI 5,007 ▼1.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $73,379 ▲ +2.64% ETH $2,279 ▲ +8.79% XRP $1.4978 ▲ +5.75% SOL $93.4200 ▲ +6.17%
S&P 500 6,704 ▲1.08 % DOW 46,986 ▲0.92 % NASDAQ 22,404 ▲1.35 % NAFTA 94.72 ▼4.04 % ARI 5,007 ▼1.09 % S&P 500 6,704 ▲1.08 % DOW 46,986 ▲0.92 % NASDAQ 22,404 ▲1.35 % NAFTA 94.72 ▼4.04 % ARI 5,007 ▼1.09 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Politika

Basha, në Vorë: Krerët e mazhorancës, presion mafioz qytetarëve

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha u ka dërguar nga Vora një mesazh krerëve të koalicionit qeverisës.

“Jam këtu, bashkë me qytetarët e Vorës, për t’i thënë Ilir Metës, bandave kriminale që ka angazhuar në Vorë e kudo në Shqipëri ku kandidon me kandidatët e tij, se e ka kot, se as kërcënimi, as presioni, as pakti i Gjirit të Lalzit që ka lidhur me bandat nuk do ta mposhtin dot vullnetin e qytetarëve të Vorës për të votuar të lirë për kandidatin që duan ata, për ofertën që duan ata”, deklaroi Basha.

Në 25 vjet pluralizëm, u shpreh ai, kurrë nuk ka ndodhur që një kandidat, e aq më pak një kandidat i opozitës, të detyrohet të zgjedhë mes biznesit dhe mandatit.

“Ky është një presion i papranueshëm i një stili korruptiv, mafioz, i denjë vetëm për Ilir Metën dhe skodën e tij, i denjë për dyshen Rama-Meta, i denjë për honet më të thella të antivlerave që sot vërtetiten me xhama të zinj në Bashkinë e Vorës, të Lezhës, të Ersekës e kudo ku kandidojnë hijet e Ilir Metës, të cilët e gjejnë të pamundur të përballen me qytetarët”, vijoi Basha.

Sipas tij, të vetmen shpresë krerët e mazhorancës kanë ndihmën e mafias, të bandave dhe kërbaçit qeveritar.

“E kanë kot. Vullneti i qytetarëve nuk mposhtet, vullneti i qytetarëve nuk blihet. Asnjë bandit, asnjë bandë, asnjë grupin mafioz me apo pa mbështetjen e kryetarit të Kuvendit, apo të kryeministrit të vendit nuk mund dhe nuk do e devijojë vullnetin e qytetarëve të lirë. Ne jemi sot më besimplotë se kurrë në fitoren tonë, fitoren e qytetarëve të Vorës, e mishëruar në kandidaturën tonë fituese me personin, me qytetarin me integritet të lartë, në drejtuesin që ka prodhuar të mira dhe shërbime për Vorën, me Fiqiri Ismailin”, shtoi Basha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.