Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 14 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
₿ CRYPTO
BTC $70,865 ▼ -3.45% ETH $2,079 ▼ -5.14% XRP $1.3927 ▼ -3.85% SOL $87.2300 ▼ -5.47%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
14 Mar 2026
Breaking
Politika

Basha: Qeveria, dhunë psikologjike dhe fizike ndaj qytetarëve, thirrje për protesta

Grupi Parlamentar i PD-së zhvilloi sot mbledhjen e radhës për të analizuar situatën në vend, ku sipas saj gjendja po vështërsohet çdo ditë nga pamundësia e qytetarëve për të jetuar pasi gjendja ekonomike është rrënuar.

basha18Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në fjalën e tij, duke marrë shkas nga humbja e jetës e Llazi Nases i ka bërë thirrje prokurorisë të hetojë çeshtjen pasi qytetarë po shkojnë në vetëflijim nga pamundësia.

“Para pak ditësh një banorë nga Guri i Zi i Shkodrës u vu në pranga se lidhi energjinë për të furnizuar të birin me oksigjen dhe këto vetëvrasje janë viktima të paaftësisë së qeverisë pasi është qeveria që ka çuar në kushtet e mbijetesës mijëra shqiptarë. Vetvrasjet për energjinë elektrike janë një akuzë për qeverinë dhe ne e akuzojmë për dhunë psikollogjike dhe fizike ndaj qytetarve. Ju bëjmë thirrje qytetarëve të kërkojnë asistencë nga gjykata, opozita, nga organizatat e shoqërisë civile dhe nga shoqëria në përgjithësi. Ju bëjme thirrje qytetarëve të mashtruar e të zhgënjyer që ta përdorin lirinë e fituar që të bashkohemi si një trup i vetëm me protesta per t’u bërë barrikadë e pathyeshme kundër së keqes”, tha Basha.Basha

Po ashtu, Basha u bëri thirrje organizatave partnere që të rrisin monitorimin dhe të kërkojnë llogari, si dhe denoncojmë njëherazi largimin me pa të drejtë të punonjësve të RENEAS. Ne parashtrojmë zgjidhje por qeveria nuk dëgjon se është në rrugë pa kthim të shurdhërisë së saj dhe nuk e përmirëson dot gjendjen ekonomike”.

“Ne ndajmë bindjen se kjo qeveri nuk është qeveria për të cilën e votuan shqiptarët dhe se qytetarët kanë detyrë ta çojnë në shtëpi para se të mbarojë mandatin”, përfundoi Basha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.